Kremlini: Nuk presim rezultat pozitiv nga vizita e presidentit ukrainas në SHBA

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se nuk presin një rezultat pozitiv nga vizita në SHBA e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur me gazetarët në Moskë nëse Rusia do të dërgojë ose jo sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore në Donetsk, Peskov tha se presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se “situata Donetsk është goxha e vështirë”.

“Edhe Ministria ruse e Mbrotjes po hedh hapin e nevojshëm për ta kthyer situatën për më mirë”, tha Peskov.

Ai njoftoi se presidenti Putin sot do të zhvillojë një takim gjithëpërfshirës me zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes.

“Putin do të mbajë një fjalim të rëndësishëm dhe të gjatë. Në takim do të paraqesë prezantimin edhe ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoygu”, u shpreh Peskov.

I pyetur nëse Rusia pret rezultat pozitiv nga vizita e presidentit ukrainas në SHBA, Peskov u përgjigj “jo”.

Ai foli edhe lidhur me furnizimet e reja me armë për Ukrainën nga SHBA-ja.

“Teksa vazhdon dërgimi i armëve, zgjerohet edhe llojshmëria e armëve të dërguara. Sigurisht të gjitha këto shkaktojnë që konflikti të marrë një situatë më negative dhe kjo nuk është e mirë për Ukrainën”, tha Peskov.





Story i mëparshëm

Ish-CEO i FTX Sam Bankman-Fried pranon ekstradimin në SHBA

Story i radhës

Zyrtari i NATO-s: Lufta në Ukrainë tregon luftën e së ardhmes

Të fundit nga