Ish-CEO i FTX Sam Bankman-Fried pranon ekstradimin në SHBA

Kur prokurori i përgjithshëm i Ishujve Bahame njoftoi se kishte arrestuar ish CEO-n e FTX Sam Bankman-Fried, tha se ekzekutivi me shumë gjasa do të ekstradohej në SHBA.

Vetëm një javë më pas dhe ky parashikim u bë i vërtetë: Bankman-Fried nënshkroi dokumentacionin e ekstradimit në SHBA.

Bankman-Fried përballet me 8 akuza të ndryshme. Komisioni Bursave dhe Letrave me Vlerë në SHBA e akuzon themeluesin kripto për orkestrimin e një mashtrimi të madh disa vjeçar për përfitime personale dhe me qëllimin për të rritur perandorinë e tij kripto.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë e akuzon për mashtrim me komoditetet dhe letrat me vlerë, mashtrim të investitorëve, dhe shkelje të ligjeve federale të zgjedhjet duke dhuruar për grupe politike.

Bankman-Fried kishte planifikuar të kundërshtonte ekstradimin por ditën e Hënë la të kuptohej se kishte ndryshuar mendim. Tani ai do të rikthehet në SHBA për tu përballur me ato akuza, një vendim i cili mund tja lehtësojë dënimin.

Kur u arrestua për herë të parë, CEO-s ju mohua lirimi me kusht. Më herët ai kishte thënë se nuk ka pasur për qëllim të mashtrojë askë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zbuloni datat e lindjeve të grave që kanë një të ardhme të shkëlqyer

Story i radhës

Kremlini: Nuk presim rezultat pozitiv nga vizita e presidentit ukrainas në SHBA

Të fundit nga