Kremlini e quan “huliganizëm” protestën në televizionin rus

March 15, 2022
1 minut lexim

Kremlini e cilësoi si “huliganizëm” veprimin e një protestueseje ruse, e cila ndërpreu transmetimin e drejtpërdrejtë të lajmeve në televizionin shtetëror rus.

Marina Ovsyannikova, punonjëse në Kanalin Një, doli papritur pas prezantueses së lajmeve të hënën mbrëma, teksa ajo fliste për planet e Qeverisë ruse për të zbutur efektet e sanksioneve perëndimore.

Ovsyannikova mbante një tabelë në duar, ku shkruante: “Jo luftës, ndalojeni luftën, mos i besoni propagandës! Ata po gënjejnë këtu”.

Ajo është parë dhe dëgjuar për disa sekonda, përpara se televizioni të kalonte në një raport tjetër.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e cilësoi veprimin e saj si “huliganizëm”.

“Kanali televiziv dhe ata që janë përgjegjës, po e shqyrtojnë këtë [veprim]. Kjo nuk është në agjendën tonë”, tha Peskov, transmeton agjencia ruse e lajmeve, Interfax.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës, më 24 shkurt.

Autoritetet ruse kanë arrestuar mijëra protestues në qytete të ndryshme të Rusisë, që kanë protestuar kundër luftës.

Në një video të regjistruar para protestës së saj dhe të postuar në internet, Ovsyannikova e identifikoi veten si punonjëse të Kanalit Një dhe foli kundër luftës.

“Ajo që po ndodh tani, është një krim. Rusia është një vend agresor dhe [presidenti rus] Vladimir Putin është i vetmi përgjegjës për këtë agresion”, tha Ovsyannikova.

Ajo tha se “bota është larguar nga ne” dhe se “dhjetë brezat e ardhshëm të pasardhësve tanë nuk do ta lajnë turpin e kësaj lufte vëllavrasëse”.

Ajo po ashtu u bëri thirrje rusëve që të dalin dhe të protestojnë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e falënderoi Ovsyannikovan për protestën e saj.

Ajo besohet se është në paraburgim, por nuk ka informacione të qarta./REL

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dragidella: Me Paçaradën mbrojtja e Kosovës do të ishte shumë më stabile 

Story i radhës

Gërkovska: Me koordinimin e disa resorëve dhe politikave antikorrupsion realizojmë një sistem efikas transparent

Të fundit nga

Moti parashikohet i vranët dhe pa reshje

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot moti parashikohet i vranët dhe pa reshje. “Në mëngjes, në shumë zona do të ketë kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -3

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë