Dragidella: Me Paçaradën mbrojtja e Kosovës do të ishte shumë më stabile 

Veprimtari i shquar i futbollit, Miftar Dragidella, gazetar i mirënjohur sportiv, thotë se mbrojtësi Leart Paçarada është i nevojshëm për Kombëtaren e Kosovës. 

Paçarada luan me sukses në ekipin e St. Paulit, anëtar i Bundesliga II. 

St. Pauli lufton për t’i ngritur në elitën e futbollit gjerman. 

Në ndeshjen e fundit Paçarada u vlerësua me notën 9.8. 

“Aktivizimi i Leart Paçaradës është shumë i nevojshëm për seleksionin e Kosovës.

Learti është në një formë si gati asnjë futbollist tjetër.

Ai për formën e mirë, rolin si futbollist që ka stabilizuar ekipin e tij St. Pauli, që gjendet në kreun e Bundesligës II, ka fituar besimin që të jetë kapiten i ekipit.

Të jesh kapiten në një ekip gjerman kur në radhët e tij gjenden edhe futbollistë tjerë me përvojë më të gjatë në klub (si Burgstaler etj.) flet shumë për cilësitë dhe rolin e Paçaradës si stabilizues i ekipit.

Tash pas largimit te Challandes është koha që Paçarada të aktivizohet për Kosovën.

Ai si mbrojtës krahu po dëshmon se është më i miri ne Bundesligën II.

Me Paçaradën mbrojtja e Kosovës do të ishte shumë më stabile”, ka shkruar Dragidella në profilin e tij në facebook.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Hetohet origjina e pasurisë miliardëshe të Abramovichit

Story i radhës

Kremlini e quan “huliganizëm” protestën në televizionin rus

Të fundit nga