Hetohet origjina e pasurisë miliardëshe të Abramovichit

Roman Abramovich është njëri prej njerëzve më të pasur në botë edhe pse kohëve të fundit po përballet me telashe të mëdha, shkaku i sanksioneve që i janë vënë atij dhe Rusisë kohëve të fundit.

Por, si arriti manjati rus ta bëjë gjithë këtë pasuri.

Gjiganti britanik “BBC” i ka zbuluar dokumentet e reja rreth pasurisë së parregullt të oligarkut rus, i cili e zotëron Chelsean.

Derisa është duke u munduar ta shesë klubin e tij, Abramovich vazhdon të jetë në sy të uraganit pas sanksioneve të vendosura ndaj tij nga qeveria britanike për lidhjet e tij me qeverinë ruse, e cila udhëhiqet nga presidenti Vlarimir Putin.

Por, këto nuk janë polemikat e vetme në të cilat është përfshirë oligarku rus, i cili e zotëron klubin nga “Stamford Bridge”.

“BBC” në fakt e ka zbuluar një sërë dokumentesh të e vërtetojnë parregullsinë e origjinës së pasurisë së Abramovichit, i cili është ende në bisedime me investitorë të ndryshëm për shitjen e Chelseat.

Sipas mediumit britanik, manjati rus i fitoi miliarda euro, ndonëse atë në mënyrë të pistë, duke e përfshirë këtu mashtrimin, korrupsionin dhe rrëmbimin.

Hetimi e ka nxjerrë në dritë një dokument prej pesë faqesh që ka mbetur nga arkivat e agjencive të policisë ruse.

Problemi i parë që e kishte Abramovich me gjykatën daton nga viti 1992.

Në atë kohë, ai e kishte grabitur një tren të ngarkuar me karburante për ta shitur më pas.

Sipas avokatëve të miliarderit rus, incidenti ishte thjesht një keqkuptim, raporton “BBC”.

Mirëpo, një shef i policisë së Moskës lëshoi urdhër arresti për të vetëm që çështja të zhdukej pa lënë gjurmë.

Zinxhiri britanik i mediave po ashtu i ka publikuar akuzat që e rëndojnë Abramovichin për korrupsion.

Ai e kishte blerë kompaninë “Sibneft”, për të cilën kishte nevojë për ndikim politik, të cilin nuk e kishte në atë kohë.

Sipas Boris Berezovsky, një tjetër oligark rus, pronari i Chelseat ia kishte dhënë atij më shumë se 10 milionë funte për t’ia paguar Alexander Korzhakov, atëherë njeri i fortë në qeverinë e Boris Yeltsinit.

Plani i Abramovichin funksionoi dhe ai e bleu kompaninë e sapokrijuar “Sibneft” si pjesë e nja ankandi të manipuluar.

Blerja e ‘Sibneft” ishte hetuar në atë kohë nga parlamenti rus në vitin 1997 dhe rasti kishte përfunduar deri tek hetuesit e departamentit të krimeve ekonomike.

Sipas këtyre hetuesve, nëse Abramovich do të sillej në gjyq, do të përballej me akuzat për mashtrim, si pjesë e një grupi të organizuar kriminal.

Por, kjo nuk ndodhi kurrë.

Sipas dokumentit të “BBC”, Abramovich e kishte mbështetjen e presidentit të atëhershëm rus.

Madje, presidenti Yeltsin e shkarkoi nga detyra ish-prokurorin e shtetit,  Yuri Skuratov, i cili po merrej me këtë çështje.

Një tjetër akuzë për manipulim dhe përfshirje në rrëmbim

Në dokumentet e “BBC” flitet edhe për një ankand tjetër të manipuluar nga manjati rus për ta blerë kompaninë rusë të naftës “Slavneft””.

Abramovich e kishte krijuar një partneritet me një firmë tjetër në përpjekje për ta blerë kompaninë.

Por, hasi në problem pasi një kompani kineze e ofronte pothuajse dyfishin e parave për ta blerë kompaninë.

Dokumenti siguron se një anëtar i delegacionit kinez ishte kidnapuar kur kishte zbarkuar në Moskë për ankand.

Kompania kineze “CNPC”, një konkurrente shumë e fortë, u detyrua të tërhiqej nga ankandi pas rrëmbimit të njërit prej përfaqësuesve të saj.

Ai u lirua vetëm pasi kompania në fjalë e deklaroi zyrtarisht tërheqjen e interesimit për ta blerë kompaninë.

Avokatët e Abramovichit edhe në këtë rast i kanë thënë “BBC”-së se miliarderi rus nuk është në dijeni dhe nuk ka lidhje me këtë rast dhe se nuk ka bazë për ta akuzuar atë.

Edhe gjyqtarët përgjegjës për mbrojtjen e interesave të Abramovichit, i mohojnë akuzat për korrupsion ndaj klientit të tyre.

Sidoqoftë, shumë shpejt Abramovichit mund t’i ngrihen të gjitha asetet përderisa Rusia është duke u munduar ta pushtojë Ukrainën.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Albina Kelmendi “mbulohet” me para në një dasmë

Story i radhës

Dragidella: Me Paçaradën mbrojtja e Kosovës do të ishte shumë më stabile 

Të fundit nga