Krasniqi viziton Zveçanin dhe Zubin Potokun, nuk jep shenja se kryetarët e këtyre komunave do të dorëhiqen

June 5, 2023
1 minut lexim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vizituar ka takuar dy kryetarët e komunave të Zveçanit dhe Zubin Potokut.

Krasniqi ka falëndëruar ata për përkushtimin, që përkundër kushteve jo adekuate, detyrën e tyra po ushtrojnë me përgjegjësi dhe në mënyre gjithëpërfshirëse, duke kontribuar në paqe dhe shtensionim të situatës në komunat e tyre.

“Para se gjithash, sot, Izmir Zeqiri dhe Ilir Peci janë në shërbim të qytetarëve, të komunave të tyre dhe të shtetit të Kosovës. Dhe, për këtë, ata gëzojnë mbështetjen e plotë timen dhe të Partisë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi.

Postimi i plotë:

Sot, vizitova Zveçanin dhe Zubin Potokun, ku takova Kryetarët e këtyre dy komunave, Ilir Pecin në fshatin Kelmend dhe Izmir Zeqirin në fshatin Çabër.

Pashë nga afër sfidat dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohen jo vetëm Kryetarët e komunave, por edhe qytetarët shqiptarë në këto vendbanime.

Të dy kryetarët i falënderova për përkushtimin, sakrificën dhe vullnetin, që, përkundër kushteve jo adekuate, detyrën e tyre ta ushtrojnë me durim, përgjegjësi dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse, duke kontribuar në paqe dhe shtensionim të situatës në komunat e tyre.

Para se gjithash, sot, Izmir Zeqiri dhe Ilir Peci janë në shërbim të qytetarëve, të komunave të tyre dhe të shtetit të Kosovës. Dhe, për këtë, ata gëzojnë mbështetjen e plotë timen dhe të Partisë Demokratike të Kosovës.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kurti për The Times: Kemi nevojë për SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar e BE-në, por jo për t’i qetësuar autokratët

Story i radhës

Promovohet zgjidhja e re softwerike për regjistrimin e fëmijëve të porsalindur

Të fundit nga

ShkoLartë