Krasniqi mori pjesë në shënimin e ditës së shkollës “Salih Bytyçi” në Shkozë

April 1, 2022
1 minut lexim

Sot SHFMU “Salih Bytyçi” në Shkozë, e ka shënuar ditën e shkollës, ku krahas nxënësve, mësimdhënësve e banorëve të këtij fshati, mori pjesë edhe drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi, e cila e ka uruar këtë shkollë, me rastin e ditës së saj.

“Në këtë shkollë është duke u bërë një punë e mirë dhe në emër të drejtorisë që drejtoj, ju përgëzoj për këtë, sepse po bëni çdo gjë që është e mundur për të ofruar një mësim cilësor për nxënësit.

Për këto të arritura, për këto shënime të ditëve të shkollave e organizimeve tjera, meritor janë dëshmorët, invalidët e veteranë e luftës, të cilët sakrifikuan e derdhen gjakun e tyre, për lirinë tonë, për shkollën tonë, për fëmijët tani, e në mesin e tyre edhe dëshmori i kombit Salih Bytyçi, emrin e të cilit e me krenari e mbanë kjo shkollë”, tha mes tjerash drejtoresha e DAE në Malishevë, Arbëreshë Krasniqi, e cila në fund edhe ndau mirënjohje për shkollën dhe familjen e dëshmorit Salih Bytyçi.

Paraprakisht, për historikun e kësaj shkolle dhe të arriturat e saj, foli i drejtori i shkollës, Arben Bytyçi, ndërsa në fund, nxënësit e kësaj shkolle kanë shfaqur edhe një program kulturor dhe artistik.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Apple rregullon shkarkimin e baterisë së iPhone nga iOS 15.4

Story i radhës

Përplasen dy makina në Berat, plagoset gruaja me të birin 9-vjeç

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë