FC Prishtina ndeshjen e radhës në BKT Superligën e Kosovës e zhvillon ndaj Ballkanit në Therandë.
Sfida në fjalë i takon xhiros së 29 dhe luhet sot nga ora 13:30, derisa cilësohet edhe si kryendeshja e xhiros.
Ballkani në këtë edicion po lufton për titullin kampion teksa Prishtina për dalje në Evropë.
Mbrojtësi i Prishtinës, Besnik Krasniqi, thotë për faqen zyrtare të klubit, FC Prishtina, se synon maksimumin ndaj Ballkanit.
“Do të jetë ndeshje shumë e fortë. Balllani lufton për titull, ne për Evropë andaj është sfidë shumë e vështirë për të dyja ekipet.
Prishtina në çdo ndeshje luan për fitore. Edhe ndaj Ballkanit do të pretendojmë maksimumin e pikëve.
Synimet e skuadrës tashmë mbeten dalja në arenën ndërkombëtare. Shpresoj t’a arrijmë këtë synim pas një edicioni shumë të vështirë”, tha Krasniqi.