Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.
“Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar gjithsej 216 gjoba, prej të cilave 79 janë për tejkalim shpejtësie, 9 për vizotje pa leje dhe 7 për shoferë fillestarë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu janë shqiptuar edhe 6 masa për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 32 për motoçiklistët, 6 për mosregjistrim të automjetit dhe 28 për vozitje në gjendje të dehur.
Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.