Krasniqi: 76.8 % e qytetarëve nuk janë të kënaqur me drejtimin politik të Kosovës, zgjedhjet janë zgjidhje

July 25, 2023
min lexim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se në publikimin më të ri të Pulsit Publik, realizuar nga UNDP dhe financuar nga USAID, u dëshmua ajo të cilën PDK e ka thënë vazhdimisht kohëve të fundit.

Sipas tij, qytetarët e Kosovës nuk janë të kënaqur më drejtimin politik të vendit dhe se kjo Qeveri, përjashtuese me aleatë ndërkombëtarë dhe koordinuese me kriminelë, nuk është duke përfaqësuar vullnetin e tyre.

“Sipas Pulsit Publik të UNDP, 45.6 % të qytetarëve të Kosovës nuk janë aspak të kënaqur me drejtimin politik të vendit. Ndërkaq, derisa 31.2 kanë preferuar të mbesin neutral, vetëm 23.2 % janë shprehur të kënaqur në përgjigjet e tyre. Edhe një herë, kjo dëshmon për urgjencën e ndërrimit të drejtimit politik që ka marrë vendi, por, i cili nuk mund të bëhet pa ndërrimin e Qeverisë”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka shtuar se 78 % e qytetarëve mendojnë se punësimi në institucionet publike nuk bëhet në baza meritore.

“Kjo pakënaqësi qytetare, e dëshmuar edhe në pasoja reale për shtetin tonë, përmes masave dhe sanksioneve nga aleatët tanë, duhet të adresohet urgjentisht. Kjo mund të bëhet vetëm përmes zgjedhjeve të parakohshme, të cilat do t’i sillnin vendit një Qeveri të përgjegjshme dhe kredibile, e cila, përmes veprimeve të saj, do ta rikthente Kosovën në drejtimin e duhur politik – drejt integrimit të paalternativë euro-atlantik”, ka përfunduar ai.

Postimi i plotë:

76.8 % të qytetarëve nuk janë të kënaqur me drejtimin politik të Kosovës!

Sot, në publikimin më të ri të Pulsit Publik, realizuar nga UNDP dhe financuar nga USAID, u dëshmua ajo të cilën e kemi thënë vazhdimisht dhe zëshëm kohëve të fundit.

Qytetarët e Kosovës nuk janë të kënaqur me drejtimin politik të vendit dhe se kjo Qeveri, përjashtuese me aleatë ndërkombëtarë dhe koordinuese me kriminelë, nuk është duke përfaqësuar vullnetin e tyre.

Sipas Pulsit Publik të UNDP, 45.6% të qytetarëve të Kosovës nuk janë aspak të kënaqur me drejtimin politik të vendit.

Ndërkaq, derisa 31.2 kanë preferuar të mbesin neutral, vetëm 23.2% janë shprehur të kënaqur në përgjigjet e tyre.

Edhe një herë, kjo dëshmon për urgjencën e ndërrimit të drejtimit politik që ka marrë vendi, por, i cili nuk mund të bëhet pa ndërrimin e Qeverisë.

Rruga e rrezikshme në të cilën kjo Qeveri e ka futur vendin nuk është problemi i vetëm për qytetarët tanë: Papunësia, varfëria, inflacioni, çmimet e larta të produkteve esencial dhe shërbimet jodinjitoze shëndetësore janë renditur si pesë problemet më të mëdha sociale.

78% e qytetarëve mendojnë se punësimi në institucionet publike nuk bëhet në baza meritore.

Kjo pakënaqësi qytetare, e dëshmuar edhe në pasoja reale për shtetin tonë, përmes masave dhe sanksioneve nga aleatët tanë, duhet të adresohet urgjentisht.

Kjo mund të bëhet vetëm përmes zgjedhjeve të parakohshme, të cilat do t’i sillnin vendit një Qeveri të përgjegjshme dhe kredibile, e cila, përmes veprimeve të saj, do ta rikthente Kosovën në drejtimin e duhur politik – drejt integrimit të paalternativë euro-atlantik. 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sa shpesh duhet të bëni dush në verë?

Story i radhës

Mbrëmë në Shkup u mbyll me sukses edicioni i 5 i Festivalit Ndërkombëtar i Folklorit “FOLKFEST”

Të fundit nga

ShkoLartë