Krahasimet bëhen nga faktet e jo nga fjalët!

March 22, 2022
min lexim

vjet më parë përjetuam një ditë apo ngjarje historike, u zhvilluan zgjedhjet e para pluraliste. Partia Demokratike fitoi 62% të votave të shqiptarëve. Kurse Partia Socialiste “fitoi” vetëm 25% te votave. Sot kjo fitore, për faj e përgjegjësi të PD-së e të PS-së, ka mbetur si ngjarje e largët. Pluralizmi dhe demokracia në standartet demokratike europerendimore janë formalizuar, duke u ringjalluar dhe jetësuar mendësi e praktika moniste apo enveriste, me poturet, brekushet, pelerinën “e grisur”, maskën e edramizmit…Vetë PD-ja është prej mbi 8 vitesh as e gjallë e as e vdekur, e përçarë dhe si në gjendje kome… Por, edhe PS-ja, si rrjedhojë e plotpushtetizimit, autoritarizimit apo neoenverizimit të Edi Ramës, është bërë jo më pak formale.

Qeverisja Rama, me këto që po përjetojmë dhe shikojmë, ka dështuar qysh në mandatin e parë. Mandati i dytë ishte për shumicën e shqiptarëve kockë në fyt. Ndërsa mandati i tretë do të jetë një ferr i vërtetë…Në këto kushte rrugëdalja apo zgjidhja e vetme është rrotacioni politik, brenda një kohe sa më të shpejtë, edhe me këtë PD dhe këtë opozitë anemike ose me një formulë të re koalicioni. E kam fjalën për përfshirjen në qeverisjen e re, të sa më shumë figurave dhe personaliteteve meritore, pa lidhje me të shkuarën enveriane e ramiziane, me Soros e me “djallin e të birin”, nga shtresa e të përndjekurve politikë, nga “ushtria e të pavarurve”, nga Diaspora… Paradoksalisht apo në mënyrën më absurde, edhe pas mbi 8 vjetësh qeverisje dështake e të korruptuar nga Rama-rilindja, me këto çmime të çmendura apo në stratosferë dhe paga e pensione të ulta, si në asnjë vend tjetër të Europës perendimore e lindore, përsëri ka enveristo-edramistë fanatikë, “miopë apo krejt të verbër”, që bëhen qesharakë e të përbuzshëm për militantizmin partiak majtas dhe mediokritetin qytetar dhe kulturor, kur mashtrojnë së pari vetveten, sidomos kur përrallisin se “të dy palët janë njësoj”, se “njësoj kemi qenë edhe në kohën e Saliut”…

Nuk mund të mohohet dhe kundërshtohet se mes PS-së dhe PD-së ka pasur dhe ka ngjashmëri, sidomos në disa individë në ekipet drejtuese partiake dhe qeveritare, për gjëmat që i kanë bërë bashkarisht si ”motra” apo si “kunata” popullit, vendit, kombit. Kjo ngjashmëri mes PD-së dhe PS-së është futur me paramendim nga Ramiz Alia nëpërmjet “kuajve të Trojës” apo “mishrave të huaj”, në ditën e krijimit e në vazhdimësi, në vitet e mëvonshëm…Cilëvë u bëri dëm me këtë skenar ogurzi, me këtë mendje monstruoze, me këtë djallëzi, ligësi, poshtërsi, me këto veprime kriminale…Ramiz Alia? Grekëve, serbëve, italianëve, rusëve, turqve, gjermanëve, amerikanëve, kinezëve…? Merret me mend se vetëm Shqipërisë dhe shumicës së popullit të thjeshtë e të varfër shqiptar, duke i lënë edhe deri sot më 22 mars 2022, njësoj si më 29 nëntor 1944, si më 22 mars 1992, po të fundit në Europë për nga treguesit kryesorë të zhvillimit, të pagave, pensioneve, mirëqenies..

Pra, fajet dhe përgjegjësitë që të dy krahët e politikës dhe qeverisjeve në Shqipëri u bënë rreth 50% të ngjashme e jo shumë të ndryshme duhen kërkuar tek Ramiz Alia, po tek “e majta” allashqiptare, me shumë gjasa, në periudha shumëvjeçare, me plot drejtues të lartë partiakë dhe qeverisës me doza të larta padhembshurie njerëzore dhe sociale, mercenarizmi dhe antishqiptarizmi, sidomos në vitet 1941-1948, me “vëllazërinë me Titon, Miladinin, Dushanin…” e në këto 3 vitet e fundit, me “vëllazërinë me Vuçiçin”, për sajesën e “Ballkanit të hapur”(“Serbisë së Madhe”). Edhe përçarja e PD-së këto vitet, katandisja e saj në këtë gjendje mjerane apo “agonie apo vdekje klinike” mbi 8 vjeçare, është rrjedhojë e investimeve nga jashtë dhe brenda saj, nga Rama-parti-qeveria, me synimin antidemokratik dhe antikombëtar, për ta bërë PD-në thjeshtë si një “garniturë pluralizmi dhe demokracie” apo si një “kukull” në kabinetin e Edi Ramës…! Apo më keq, për ta zhdukur nga skena politike shqiptare, për ta zeruar e për ta arkivuar në histori,si një ish PD…Megjithatë, në aspektet e nivelit arsimoro-kulturor e aftësor të ekipeve qeverisëse, të përgjegjshmërisë, korrupsionit, kriminalitetit, kanabizimit, rritjes së pagave dhe pensioneve (gati çdo vit në rreth 2-4% në mandatet 2005-2013), të demokratizmit, të integrimeve, …pesha e kandarit anon ndjeshëm në favor të PD-së e në dëm të PS-së…Kuptohet as në 3 mandatet qeverisës të PD-së nuk ishim në parajsë.

Më shumë se për paaftësi të pushtetarëve të PD-së, kjo u përcaktua nga fakti se “e majta” bëri të 1001-tat për ta penguar e dëmtuar nga brenda e nga jashtë, si dhe për të përfituar sa më tepër, ligjërisht e në mënyra korruptive, nga lidhje shumëfijëshe me partiaktë dhe pushtetarë të lartë “të djathtë”. Gjithësesi, faktet dhe krahasimet flasin dhe shprehin disa të vërteta të pakundërshtueshme. Nëse e kthejnë kujtesën në qershor 2013, nëse antipd-istët e antiberishistët si dhe “demokratët e flaktë tregohen të sinqertë, seriozë, objektivë, “burra” që kanë burrërrinë të pranojnë edhe gabimin dhe reflektimin”, duhet t’u vijë turp nga vetja kur t’u dalë se sipas shifrave e fakteve, për nga fushat e pagave dhe pensioneve, të jetesës, tregjeve, çmimeve, PD dhe PS nuk janë jo 100% njësoj, por mund të jenë aty rreth 50%, bile edhe më pak, në rreth 25%! Nëse e kanë kujtesën e fortë enveristo-edramistët edhe sot më 22 mars 2022, nuk duhet të kenë harruar se deri në 22 mars 2013, çmimet e artikujve ushqimorë, mishit të viçit apo pulave, sallamrave, peshqve, qumështit, djathit të bardhë e kaçkavall, gjizës, gjalpit, reçelërave, mjaltit, vajit të lule diellit, vajit të ullirit, makaronave, orizit, vezëve, sapunërave, parfumërave, erërëzave, fruta- zarzavateve, arrave, bajameve, frutave të thata, karburanteve, gazit, internetit, paketave të celularëve…ishin rreth 50% deri dyfish më të ulta! Ju kujtohen këto apo do të vazhdoni t’i bëni llogaritë me mendjen apo me gishtrinjtë e Edi Ramës me ministresha e ministra???

Gjithashtu është në të mirën tuaj e të përgjithshme që të mos bini viktima e justifikimeve apo sajesave të Ramës me shoqe e shokë se rritja e çmimeve është dukuri globale, duke mbuluar me gjethe fiku faktet se çmimet në vendet e BE-së, në Angli, Kanada, SHBA, bile edhe në Ukrainë dhe Rusi në këto ditë lufte, nuk janë në përqindjet apo nivelet e Shqipërisë, por deri 1-3 herë më të ulta…Për më tepër në vendet e Perendimit aplikohen rimbursime e bonuse, që ua lehtësojnë ndjeshëm shtetasve të tyre barrën e rritjes së çmimeve…Faktin më të afërt e kemi nga Greqia, ku qeveria ka miratuar t’u japë shtetasve me të ardhura më të ulta mbështetje me rreth 2 milardë euro, nga 0-400 euro për familje apo individ të vetmuar, për të përballuar rritjen e çmimeve të energjisë e të artikujve ushqimorë….

Kurse tek ne qeveria Rama ka vendosur t’u japë një pjese të pensionistëve me pensione të ulta rreth 3.000 lekë, shumë që ua lehtëson fare pak barrën e rëndë të mbijetesës me këto çmime të çmendura apo stratorferike. Nga do që ta vështrojmë realitetin dhe gjendjen në Shqipëri, nuk është e vështirë për të kuptuar e për t’u bindur se shumica e këtyre rritjeve të çmimeve tek ne, edhe pse përkojnë me krizat e pandemisë prej Covid 19 dhe të luftës në Ukrainë, janë më shumë abuzive, allashqiptare, “fryte” të paaftësisë, papërgjegjshmërisë apo pandjeshmërisë njerëzore dhe sociale të Rama-qeverisë se sa të këtyre dy krizave të jashtme ndërkombëtare. Është bërë e qartë dhe kuptuar prej të paktën vitesh se Shqipëria është peng apo robinjë e enverizmit, e kësaj gjasme të majte, me 3 emra e një fytyrë dhe shpirt.

Kjo ‘e majtë” enveriste është mbështetur dhe vazhdon të mbështetet nga pjesa masive e popullit, me banim në fshat, me origjinë dhe mendësi fshatareke, me nivel të ulët arsimor, kulturor, emancipimi jetësor dhe demokratik… Por, edhe nga kontigjente qytetare, me arësim të mesëm e të lartë, shumica të ardhur në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Vlorë, Korçë, Pogradec, Lezzhë, Shkodër…, pas 29 nëntorit 1944 ose pas 1990-ës e pa u bërë QYTETARË as sot, më 22 mars 2022. Ndoshta, sipas një shprehje të popullit u duhen akoma edhe 22 vjet ose 70 vjet të bëhen QYYTETARË. Shumica, janë të “të majtë”, me shumë gjasa, jo për ideal, por më tepër për nga interesa meskine, duke u ndjerë borxhlinj nga privilegjimet e gjyshërve dhe të baballarëve e të atyreve vetë, në moshë të tretë, gjatë 47 viteve të diktaturës e 18 viteve të qeverisjes nga PS-ja, pas 1990-tës, deri më sot…Gjithashtu, edhe për të zënë e ruajtur vendin e punës në shtet individualisht apo familjarisht; për servilizëm ndaj shefit, drejtorit, ministrit; për të përfituar një koncesion, tender, PPP… Të gjithë këta “të majtë interesaxhinj” kanë vota, që ua dhurojnë me dy duar partisë 81 vjeçare të zemrës, edhe pse plot prej tyre janë trajtuar prej saj edhe më keq se fëmijët prej njerkës shpirtzezë. Me shumë gjasa kjo masë enveristo-edramistësh ndihet e lumtur se partia e zemrës ka mbi 77 vjet që e mashtron dhe tall, nëpërkëmb, persekuton…, duke i dhënë një pagë minimale në rreth 20-.000 mijë lekë të reja dhe një pension 15.000-24.000 lekë në muaj, rreth 5- 10 herë më të ulëta se në vendet e Perëndimit kapitalist, ndërsa çmimet e shumicës së artikujve ushqimorë, të shërbimeve janë rreth 25- 50% më të larta edhe se në Itali, Gjermani, Francë, Angli…!

Për gjendjen katostrofike në të cilën ndodhet vendi dhe për përspektivën tejet të mjergullt e të rrezikshme, është urgjente që të gjithë shqiptarët, “të majtë”,’të djathtë”, “të pavarur”, sidomos ata idealistë të ndershëm “të majtë”, si dhe ata “alla apo pseudo të majtë”, t’u thërrasin mendjeve, të vinë në vete, të bëhen sa më shpejt esëll nga dozat e larta të rakisë apo drograve të vërteta apo politike e partiake! Prej mbi 77 vjetësh, (65 vjet PKSH- PPSH- PSSH e 13 vjet PDSH, prej qeverisjeve të tyre të paafta, të papërgjegjshme, të korruptuara, cila më shumë e cila më pak, u është nxirë jeta dhe Shqipëria, shumicës së popullit.!

Duke na parë me keqardhje se kemi rreth vjet që endemi si “kuajt në lëmë”, Bota Perendimore dhe mike, ka vite që na ka përmbytur me vërejtje, kritika, kushte, kufizime, ndëshkime, gjoba, lënie jashtë dyerve të saj…Ata kanë të drejtë të plotë të habiten dhe të pyesin: moreni, miq shqiptarë, a i doni me gjithë zemër dhe shpirt, me vepra dhe sakrifica të përjetueshme e të shikueshme, vetveten, familjet, Shqipërinë, Kombin…? Mos vallë na pandehni edhe ne si vetja, që mund t’ju duam më shumë se sa e doni jeri-tjetrin? Apo që i presim të gjitha të mirat nga Perëndia në qiell, nga miqtë nëpër Botë e nga …kafenetë???

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Panama Eyes Bitcoin & Crypto to Spark Tech Investment

Story i radhës

A mund të ketë zgjidhje diplomatike me bisedimet Zelensky-Putin?

Të fundit nga

Citate motivuese për kohët më të errëta

Leximi i citimeve motivuese gjatë kohëve më të vështira mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm. Këto janë momente kur gjykimi mjegullohet dhe frymëzimi zbehet, duke lënë vend për një ndjenjë shtypjeje. Pothuajse

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë