Përmes Skype në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte pjesë e programit “Miss Kosova 2020” Blerta Veseli.
Ajo ishte pjesë e Javës së Modës në York që u mbaj pak ditë më parë, ndërsa tregoi se iu desh të “sakrifikonte” për të qenë në super formë.
“Kishte ditë që s’ haja. Rrija 2-3 ditë pa ngrënë vetëm ujë dhe ndonjë sallatë të vogël. Në këtë video që po shihni kam rënë 7-8 kg”, tregoi ajo.
Sa i përket lajmeve të lidhjeve dhe ndarjeve me emra të njohur të showbizit shqiptar, Blerta tha se kanë qenë thjesht miqësi. Ajo pohoi se për momentin është në kërkim të gjetjes së partnerit ideal, shqiptar ose te huaj.