KQZ: Votimi dhe numërimi elektronik vetëm në bashkinë e Vorës

February 10, 2022
1 minut lexim

Projekti pilot për procesin e votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit do të zbatohet vetëm në bashkinë Vorë. Ky ishte vendimi i marrë ditën e sotme në mbledhjen e KQZ.

“Caktimi i bashkisë Vorë ku do të zbatohet projekti pilot i votimit dhe numërimit elektronik të votave. Projekti pilot i votimit dhe numërimit të votave u zbatua për herë të parë në 25 prill në ZAZ numër  40 qarku Tiranë. E njëjta procedura do zbatohet në bashkinë Vorë të qarkut Tiranë për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki me 6 mars”, u tha në mbledhje.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka regjistruar si garues në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit koalicionin Shtëpia e Lirisë me vetëm 2 nga 3 pjesëtarët që e kërkuan atë. Ai vendosi që koalicioni përbëhet nga LSI dhe PDK, por nuk përfshiu në të edhe Komisionin e Rithemelimit të PD me përkrahësit e ish kryeministrit Sali Berisha.

Në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit për bashkitë Shkodër, Durrës, Dibër, Vorë, Lushnje dhe Rrogozhinë, kanë kërkuar të marrin pjesë 11 parti politike. Komisionet zgjedhore tashmë janë ngritur, dhe janë përcaktuar vendet e numërimit të votave, ndërsa në bashkinë Vorë pritet të zbatohet projekti pilot për procesin e votimit dhe numërimit elektronik të votave

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Telashe për skuadrën shqiptare, sulmuesi ganez ia merr përmes FIFA-s 60 mijë euro

Story i radhës

Në këtë lagje të Prishtinës nuk ka rrymë që 2 ditë, ankohen qytetarët

Të fundit nga

Melinda shfaqet provokuese nga pushimet

Melinda Ademi është një nga këngëtaret me të dashura për publikun shqiptarë. Krahas muzikës, Melinda vazhdon të jetë shumë aktive edhe në rrjete sociale. Këngëtarja se fundmi po qëndron për pushime në

Gmail mori një funksion shumë të mirë

Përdoruesit e shërbimeve të Google do të kenë në dispozicion automatikisht përmbledhje të emaileve të gjata përmes mjetit Gemini, pa pasur nevojë që vetë përdoruesi të ndërmarrë ndonjë veprim. Ky funksion i
sqmken
ShkoLartë