Në këtë lagje të Prishtinës nuk ka rrymë që 2 ditë, ankohen qytetarët

1 minut lexim

Qytetarët e Prishtinës në lagjen Mati 2 po përballen me mungesë të energjisë elektrike.

Banorët e kësaj lagje nuk kanë rrymë prej dy ditësh.

Kështu ka bërë të ditur një banor i kësaj lagjeje për gazetën “Bota sot”.

Ai ka thënë se kanë mbetur dhe pa ngrohje dhe nuk i lejohet zhvillimi i punës.

Qytetari ka treguar se KEDS ka dhënë arsyetimin se ka defekt dhe se po përpiqen ta rregullojnë, derisa ai e quan arrogancë nga ata e tyre këtë, pasi thotë se askujt nuk i intereson ky problem.

“Arsyetimet janë që ka defekt dhe janë duke punuar dhe kur të rregullohet do të lëshohet rryma. Arrogancë, askujt nuk i intereson. Si është e mundur që në këtë kohë 2 ditë të mos ketë rrymë dhe askush nuk jep llogari. Nuk kemi as nxemje për shkak të mungesës së rrymës”, është shprehur ai për “Bota sot”.

Lidhur me këtë, gazeta i ka dërguar pyetje KEDS por që nuk ka marrë përgjigje.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

KQZ: Votimi dhe numërimi elektronik vetëm në bashkinë e Vorës

Story i radhës

Две лица нападнати на „Кеј Димитар Влахов“

Të fundit nga