kqz regjistron edhe dhjete kandidatet e tjere per 6 marsin 6206b6a260b1d

KQZ regjistron edhe dhjetë kandidatët e tjerë për 6 marsin

February 11, 2022
1 minut lexim

Komisioni Qëndror Zgjedhor regjistroi sot dhjetë kandidatët e tjerë të tre subjekteve dhe koalicioneve politike që do të garojnë në gjashtë bashkitë e vendit.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit, anëtarët e KQZ-së kanë votuar pro miratimit të listës së kandidatëve për bashkitë Durrës, Shkodër e Lushnje.

Zgjedhjet e pjeshme lokale do të zhvillohen më 6 mars në bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë e Lushnje dhe në to marrin pjesë 20 kandidatë në total.

Kandidatët e regjistruar sot në KQZ

Partia Socialiste

Shkodër – Majlinda Angoni

Lushnjë – Eriselda Sefa

Durrës – Emiriana Sako

Partia Demokratike

Lushnjë – Indrit Sefa

Shkodër- Xhemal Bushati

Durrës – Luan Hoti

Koalicioni Shtëpia e Lirisë

Durrës – Ardian Muka

Lushnjë – Elton Ilir Bano

Shkodër – Bardh Spahia

Partia e Lëvizja e Re

Durrës – Jonid Nano

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

sportistet e kosoves stervitin ne beograd keshtu u priten 6206b6a00bfc8
Story i mëparshëm

Sportistët e Kosovës stërvitin në Beograd! Kështu u pritën…

prishtine konfiskohen 32 patente shofere per tre muaj 6206b6a45323a
Story i radhës

​Prishtinë, konfiskohen 32 patentë shoferë për tre muaj

Të fundit nga

Lajm i hidhur për Barcelonën

Barcelona ka marrë një lajm të keq pas ndeshjes ndaj Interit në Ligën e Kampioneve, pasi ka mësuar se me shumë mundësi do të përballojë fundin e sezonit pa një preje elementëve
ShkoLartë