Kovid 19,ISHP: Ulet numri i të infektuarve dhe të vdekurve

March 1, 2022
1 minut lexim

Në periudhën prej 21 deri më 27 shkurt të këtij viti ka pasur 45.6 për qind më pak vdekjeve nga virusi korona në krahasim me një javë më parë, përkatësisht janë regjistruar gjithsejt 68 vdekje, bën të ditur Instituti i Shëndetit Publik, në raportin javorë për gjendjen me pandeminë. Gjatë kësaj periudhe është regjistruar edhe rënie për 39,5 për qind e rasteve pozitive në krahasim me një javë më parë, përkatëishist janë evidentuar 3.702 raste të reja me Kovid-19. Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi, ndërsa incidenca më e lartë javore është regjistruar në Kavadar, Shkup dhe Gjevgjeli.

Gjatë javës së kaluar janë raportuar gjithsej 543 riinfeksione, që poashtu paraqet rënie prej 37,2% krahasuar me një javë më parë. Janë regjistruar persona të infektuar në të gjitha grupmoshat, por grupmosha më e zakonshme është mbi 60 vjeç. Numri më i ulët është regjistruar tek fëmijët deri në 9 vjeç.

Krahasuar me javën e kaluar, vërehet rënie e numrit të pacientëve në të gjitha grupmoshat, me rënien më të dukshme prej 43,6% te fëmijët e moshës 10-19 vjeç dhe 43,5% te grupmosha 50-59 vjeç. Sipas raporteve nga spitalet, mometalisht të hospitalizuar janë 337 persona apo 23,3% më pak në krahasim me një javë më parë. Sa u përket personave në trajtim spitalorë 255 janë me mbështetje të oksigjenit dhe 9 në ventilim mekanik. Gjatë javës që lam pas statusin e “të shëruarit” e kanë fituar 6.094 persona të cilët po trajtoheshin në kushte spitalore apo në mjekim shtëpiak.

Deri më tani janë regjistruar mbi 10 mijë riinfektime, nga të cilët 27 janë riinfektuar për herë të dytë, ndërsa 17 nga të riinfektuarit kanë përfunduar me vdekje. Janë regjistruar edhe 9 të vdekur te gratë shtatzëna dhe 37 raste vdekjesh te punëtorëve shëndetësorë. Komisioni për sëmundje infektive të mërkuren do të shqyrtojë gjendjen me pandeminë, përfshi mundësinë për zbutjen e masave.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

QKMF 11 në Prishtinë zgjatë orarin e punës për trajtimin e pacientëve kronikë, Rama premton përkrahje

Story i radhës

Kreu i BFI-se takon ambasadorin Gir, Fetahi: Dënojmë agresionin rus në Ukrainë

Të fundit nga

Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag

Bundestagu dëshiron të trajtojë në një seancë të posaçme sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg këtë vit. Sipas informacioneve të studios së ARD në Berlin, Komisioni i Brendshëm i Bundestagut dhe Bordi i Kontrollit

Duke u bërë gati për fundin e TikTok-ut

Në më pak se një muaj, TikTok mund të ndalohet në Shtetet e Bashkuara – dhe fati i një ekonomie krijuese me vlerë miliarda dollarë është tashmë në rrezik. Pse është e

​Drita kampion vjeshtor i Kosovës

Me ndeshje e zhvilluara në fundjavën që sapo ka kaluar është mbyllur zyrtarisht stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll. Ballkani fitoi 0:2 në derbin lokal ndaj Suharekës, kurse Drita me
ShkoLartë