Kovaçevski takon Kurtin: Pritet të realizohet një mënyrë e shpejtë për të kaluar kufirin RMV-Kosovë

February 18, 2022
1 minut lexim

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka realizuar një takim me homologun e tij nga Kosova, Albin Kurtin.

Takimi erdhi para Konferencës për Siguri në Mynih të Gjermanisë.

Qendra për Shtyp pranë Qeverisë ka thënë se në takim mes tjerash është biseduar për mundësinë e hapjes së “Onse Stop Shop” në vendkalimet kufitare mes dy vendeve.

“Një nga synimet e ardhshme në lehtësimin e lidhjeve mes dy vendeve pritet të jetë konkretizimi i interesit për hapjen e “One Stop Shop”, mënyrë e shpejtë për të kaluar kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Në fushën e lidhjes së shpejtë, kryeministri Kovaçevski e njoftoi kryeministrin Kurti për ecurinë e realizimit të autostradës Shkup-Bllacë”, thuhet në kumtesën e Qeverisë./albeu.com/

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

ShBA nxjerr shifrën e re: Ja sa trupa ka grumbulluar Rusia afër Ukrainës

Story i radhës

Ky është rivali i Kosovës

Të fundit nga

ShkoLartë