Kovaçevski: Subvencionojmë 80% nga faturat e qytetarëve për energji elektrike

March 21, 2022
1 minut lexim

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në Prilep deklaroi se ai dhe ekipi i Qeverisë ndërmarrin më shumë masa përgjegjëse për mbrojtjen e standardit jetësor të qytetarëve në kohë kur vendet nga Evropa po ballafaqohen me pasojat ekonomike nga kriza shëndetësore dhe energjetike.

“Vazhdojmë të subvencionojmë madje 80% nga lartësia e faturave të energjisë elektrike për amvisëritë, ndërsa me Programin për varfëri energjetike, 6.500 amvisëri me të ardhura të ulëta do të vazhdojnë të marrin fatura të ulëta shtesë për energji elektrike, si dhe 35 familje, të cilat janë gjithashtu nga kategori të cenueshme”, nënvizoi Kovaçevski, duke shtuar se u mundësua vazhdim i Programit për mbulimin e shpenzimeve për energji dhe ngrohje.

Kovaçevski theksoi se në drejtim të sigurimit të ndihmës financiare për kategoritë më të cenueshme të qytetarëve janë edhe masat për rritjen e pensioneve dhe rritjen e të ardhurave më të ulëta, që përfshijnë 35,000 qytetarë, në vit që nuk është zgjedhor dhe theksoi se në 20 vitet e fundit në shtet, pagat minimale dhe pensionet janë rritur vetëm në vite zgjedhore.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Komuna e Prishtinës dhe ShSKUK me marrëveshje për shërbime më efikase për pacientë me hemodializë

Story i radhës

64 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Të fundit nga

ShkoLartë