Kovaçevski – Sholc: Zgjerimi i vendeve të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, pozicionin gjeostrategjik në rajon

March 24, 2022
1 minut lexim

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, gjatë vizitës së tij të punës në Bruksel për pjesëmarrje në mbledhjen e Këshill Veri-atlantik në kuadër të Samitit të jashtëzakonshëm të shefave të shteteve dhe qeverive të NATO-s, realizoi takim me kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Ollaf Sholc.

Dy bashkëbiseduesit në takim u shprehën të kënaqur nga zhvillimi i vazhdueshëm i marrëdhënieve miqësore të cilat reflektohen edhe në bashkëpunimin ekonomik edhe në shkëmbimin tregtar.

Të dy krerët e qeverive i theksuan qëndrimet e tyre të përbashkëta mbi agresionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë, gjatë së cilës Kryeministrin Kovaçevski theksoi se Maqedonia e Veriut u është bashkuar sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë në harmonizim të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Brukselit.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski e informoi kancelarin Sholc për progresin në dialogun me Bullgarinë që synon zhbllokimin e procesit të mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe Brukselit për të nisur bisedimet e vendit për anëtarësim në BE.

Kryetari i Qeverisë Kovaçevski theksoi se lufta në Ukrainë tregoi se zgjerimi i BE-së me Ballkanin Perëndimor nuk është vetëm çështje zgjerimi, por edhe një pozicion gjeostrategjik në rajon, se Maqedonia e Veriut i ka përmbushur plotësisht kushtet për fillimin e bisedimeve me BE-në dhe se qytetarët e vendit presin që Brukseli të përmbushë pjesën e vet të detyrimit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Samiti në Bruksel, Presidenti kroat kërkon që Kosova të pranohet në NATO

Story i radhës

Duhej të ishin në shtëpi, por pësuan aksident: Si i gënjyen mjekët të rinjtë nga Korça

Të fundit nga

ShkoLartë