kovacevski sashk vendosi te vazhdoje me shantazhet qe jane vetem ne dem te nxenesve dhe prinderve 625d2fd16b767

Kovaçevski: SASHK vendosi të vazhdojë me shantazhet që janë vetëm në dëm të nxënësve dhe prindërve

April 18, 2022
min lexim
%D0%94%D0%B8%D0%BC%D0%B8%D1%82%D0%B0%D1%80 %D0%9A%D0%BE%D0%B2%D0%B0%D1%87%D0%B5%D0%B2%D1%81%D0%BA%D0%B8

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, përmes një shkrimi në Facebook, ka reaguar ashpër në lidhje me vazhdimin e grevës nga SASHK.

Ai ka thënë se me refuzimin e ofertës për rritjen e pagave për 10%, SASHK vendosi të vazhdojë me shantazhet që janë vetëm në dëm të shkollimit të nxënësve dhe komplikojnë jetën e përditshme të prindërve.

Kovaçevski, po ashtu ka theksuar se SASHK, e konsideron se rritja e pagave prej 2500 denarëve është e vogël, derisa ka tërhequr paralele duke theksuar se SASHK-u i vë interesat personale para atyre të fëmijëve.

Reagimi i plotë i Kovaçevskit:

“Sot fillon java e dytë në të cilën fëmijët nuk do të jenë në shkollë. Me refuzimin e ofertës për rritjen e pagave për 10%, SASHK vendosi të vazhdojë me shantazhet që janë vetëm në dëm të shkollimit të nxënësve dhe komplikojnë jetën e përditshme të prindërve.

Qeveria po bën përpjekje serioze për të përballuar krizën, për të amortizuar rritjet e çmimeve dhe për të siguruar një jetë dinjitoze për qytetarët tanë, veçanërisht për shtresat më të cenueshme. Edhe në kushte kaq të vështira të krizës globale, ne jemi ndoshta e vetmja Qeveri që kemi mundësuar rritje historike të pagave dhe pensioneve dhe kemi mbështetur fuqishëm qytetarët financiarisht.

Përkundër gjithçkaje, SASHK konsideron se rritja e pagave prej 2500 denarë është e vogël. Në kushtet kur me masat kundër krizës të miratuara nga qeveria, faturat e qytetarëve janë më të ulëta për 4.000 denarë në muaj. Ky thjesht nuk mund të konsiderohet qëndrim i arsyeshëm, por presion i dukshëm me të cilin shihet qartë se SASHK-u i vë interesat personale para atyre të fëmijëve.

Nga viti 2017 e deri më sot kemi rritur pagat në arsim me 21%. Me këto 10% shtesë do të ishte një rritje prej 31% që për SASHK-un në kushtet e krizës ekonomike globale nuk është e mjaftueshme. Për krahasim, në pesë vite, nga viti 2011 deri në vitin 2016, pagat në arsim janë rritur vetëm me 4%.

Qeveria po bën gjithçka që është e mundur për të mbajtur dialogun dhe për të gjetur gjuhën e përbashkët, por kërkesat dhe qëndrimi i SASHK-ut janë krejtësisht të papranueshme. Vendi i fëmijëve është në shkolla dhe në këtë situatë vetëm SASHK-u dhe menaxhmenti janë përgjegjës që nuk e ushtrojnë të drejtën në arsim”, ka shkruar kryeministri.

%D0%9E%D0%9D%D0%9B%D0%98%D0%9D%D0%95 %D0%B1%D0%B0%D0%BD%D0%B5%D1%80

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

formacionet e mundshme te derbit napoli roma 625d2d07db5e7
Story i mëparshëm

Formacionet e mundshme të derbit Napoli-Roma

cila eshte pasuria e metodija dimovskit sekretarit te ri te qeverise 625d3221a509e
Story i radhës

Cila është pasuria e Metodija Dimovskit, sekretarit të ri të Qeverisë?

Të fundit nga

ShkoLartë