Kovaçevski: Referendumi i VMRO-së është i pavlefshëm, vendi ka filluar bisedimet me BE-në

min lexim

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, ka deklaruar se referendumi i paralajmëruar nga ana e VMRO-DPMNE-së është për përdorim të brendshëm ndërsa shtoi se me këtë, partia opozitare së bashku me Levicën janë dy partitë e vetme të cilët janë kundër hyrjes në BE.

Ai shtoi se Maqedonia e Veriut e ka filluar rrugëtimin drejt BE-së dhe ky referendum është irelevant.

“Së pari, Maqedonia e Veriut gjatë referendumit për pavarësi ka deklaruar se dëshiron shtet të pavarur anëtare e BE-së dhe NATO-s. VMRO-DPMNE është parti e cila ishte kundër antarëismit në NATO, tani së bashku me partnerin e tyre të koalicionit Levica, janë dy partitë e vetme të cilët janë kundër anëtarësimit në BE dhe këtë e dëshmuan gjatë votimit për propozimin e BE-së në lidhje me fillimin e bisedimeve. Por numri dominues i deputetëve-68, të cilët i përfaqësojnë qytetarët sollën vendim që Maqedonia e Veriut t’i fillojë bisedimet. Referendumi për të cilin po flet kryetari i VMRO-së, është vetëm për përdorim të brendshëm, sepse nuk ka parti politike përpos partnerit të tyre Levica, e cila është kundër NATO-s dhe BE-së dhe është për lidhje me aziatike me Rusinë”, tha Kovaçevski.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Arrestohet shtetasi italian në Aeroportin e Shkupit, kjo është arsyeja

Story i radhës

Buffon: Roma, ekip ideal për Dybala-n

Të fundit nga