Kovaçevski: Perspektiva e qartë e BE-së për RMV-në është me rëndësi strategjike për rajonin

February 20, 2022
min lexim

Zgjerimi i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor nuk është vetëm çështje e zgjerimit, por është para se gjithash çështje e angazhimit të përbashkët strategjik. Integrimi do të thotë përkushtim i përbashkët për ndërtimin e Evropës së fuqishme, stabile dhe të bashkuar, si shtëpi e vlerave dhe fuqive demokratike dhe civilizuese, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në fjalimin në debatin “Mos shiko veçmas – Hartimi i rrugës për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor” në kuadër të programit zyrtar të Konferencës së sigurisë së Munihut.

Në këtë kontekst të realizimit të këtij vizioni për Evropën, theksoi Kovaçevski, është jashtëzakonisht i mirë lajmi për vendimin e Këshilli Evropian nga 21 marsi i vitit 2020, me rekomandim për fillim të pakushtëzuar të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

“Për fat të keq ky rekomandim për fillim të pakushtëzuar, u kushtëzua nga bllokimi i Qeverisë paraprake të Bullgarisë. Ajo bllokadë është ende aktive. Por shumë shpesh deri më tani kemi treguar se Maqedonia e Veriut është vend i miqësisë dhe bashkëjetesës. Këto janë karakteristikat tona autentike. Kështu na njeh bota sot. Ndërtojmë miqësi. Jemi të përkushtuar në gjetjen e zgjidhjes së pranueshme të përbashkët. Në këtë frymë Maqedonia e Veriut i ka ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme për zhbllokimin e procesit të zgjerimit të BE-së”, theksoi Kovaçevski.

Ai theksoi se vendi ka punuar me përkushtim dhe po punon për reformat e brendshme në lidhje me kapitujt dhe legjislacionin e BE-së dhe fokusohet në arritjen e standardeve evropiane si parakusht për përparimin në integrimin në BE.

“Por më e rëndësishmja, në frymën e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë evropiane, kryeministri bullgar Petkov dhe unë në dy muajt e fundit, duke qenë se jemi të dy kryeministra, kemi intensifikuar bisedimet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë me një vullnet të sinqertë për të ndërmarrë hapa të afrimit, bashkëpunimit dhe besimit, të cilat besojmë se do të na çojnë në zgjidhje të çështjeve tona bilaterale”, tha kryeministri Kovaçevski.

Sipas tij, Ballkani Perëndimor funksionin si sistem i ndërlidhur. Kur ka progres në një vend, thekson, kjo është nxitje për progres edhe tek fqinjët tjerë.

“Bllokada e fillimit operativ të negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me BE-së ndjehet në gjithë rajonin si goditje serioze ndaj besimit për Unionin. Për shkak të mosmiratimit të kornizës negociuese, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria humbin kohë të çmuar. Por, çështja më e madhe është se çka humbet Bashkimi Evropian në këtë rast. Kredibiliteti i BE-së është vënë në pikëpyetje. Kjo situatë e inkurajon dhe përforcon interesin e palëve të treta në rajon. Nëse BE-ja tregon mungesë ka dobësi në Ballkanin Perëndimor, atëherë palët e treta do të kenë më shumë mundësi ta plotësojnë këtë zbrazëtirë, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme në planin gjeostrategjik”, thekson kryeministri.

Për këtë, shton në fjalim, BE-ja duhet të gjejë formulë se si ta mbajë fjalën dhe të vazhdojë me zgjerimin e Ballkanit Perëndimor. Bashkimi Evropian ka për detyrë të tregojë në vepër se proces i zgjerimit të Ballkanit Perëndimor është i gjallë. Të fusë optimizëm se vlerat evropiane dhe parimet janë ende realitet.

Ai shtoi se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në Procesin e Berlinit dhe në perspektivën evropiane, ndërsa qëllimi ynë është një dhe i vetmi – anëtarësim i barabartë në familjen e popujve dhe shteteve evropiane – Bashkimi Evropian.

Ai përkujtoi se Maqedonia e Veriut është vend kandidat që nga viti 2005.

“Kanë kaluar 17 vjet deri më sot. Ne nënshkruam Marrëveshjes së stabilizim-asociimit saktësisht 21 vjet më parë. Negociatat nuk kanë filluar ende dhe kjo sigurisht për shkak të sfidave që e kanë penguar rrugën tonë evropiane dhe integruese. Por sot jemi ende në të njëjtën rrugë, sepse anëtarësimi në BE, për ne, nuk ka alternativë. Për ne, integrimi në BE është çështje e vlerave të pranuara më të larta demokratike perëndimore dhe përkushtimit për përmbushjen e standardeve evropiane të punës në të gjitha sferat e shoqërisë dhe në të gjitha institucionet”, tha Kovaçevski.

Në fjalën e tij, kryeministri iu përqendrua edhe në anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe përfitimet e tij në drejtim të arritjes së qëllimeve strategjike.

“Vitin e kaluar Maqedonia e Veriut shënoi 30 vjetorin e pavarësisë së saj. Festimi kishte një domethënie të veçantë sepse ne e festuam këtë jubile të rëndësishëm si një anëtar i plotfuqishëm, i tridhjetë i NATO-s. Anëtarësimi në Aleancën Atlantik të Veriut është arritja e një prej synimeve tona më të rëndësishme strategjike, përmes të cilit ne vazhdimisht ofrojmë siguri, stabilitet dhe siguri për vendin dhe qytetarët e tij. Anëtarësimi në NATO është një shprehje e zgjedhjes sonë sovrane dhe konsensusit tonë të fortë shoqëror për t’u integruar plotësisht në botën demokratike,” tha ai.

Përveç kryeministrit Kovaçevski, panelistë në këtë debat tematike ishin edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nënkryetarja e Komisionit Evropian dhe përfaqësuese e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, si dhe sekretare e përgjithshme e OSBE-së, Helga Shmit.

Debati u moderua nga ministrja austriake për Bashkimin Evropian dhe Kushtetutën, Karolina Edshtadler, ndërsa debatin e ndoqën kryeministrat e Bullgarisë dhe Kosovës, Kirill Petkov dhe Albin Kurti, kryetari i Konferencës së sigurisë së Munihut, Volfgang Ishinger, të BE-së, i dërguari i posaçëm i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak, i dërguari i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stjuart Piç, sekretarja e përgjithshme e Këshillit të bashkëpunimit rajonal, Majlinda Bregu, si dhe disa të ftuar dhe pjesëmarrës të tjerë në konferencë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rasti “Alfa” mund të kthehet në rigjykim pas 24 shkurtit

Story i radhës

MPB me aksione kontrolluese në klubet e natës në Manastir

Të fundit nga

ShkoLartë