Kovaçevski për zhvillimet në Kosovë: Përparim mund të arrihet vetëm me dialog

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, me rastin e ngjarjeve të djeshme në Zveçan, tha se dhuna nuk është asnjëherë opsion i mirë dhe se stabiliteti dhe përparimi në rajon mund të arrihet vetëm me dialog të hapur.Në Twitter, Kovaçevski bëri thirrje për një deeskalim të shpejtë të situatës dhe kthimin e paqes dhe stabilitetit.

“Jemi dëshmitarë të një përshkallëzimi shqetësues të ngjarjeve, përveç një numri të madh të të lënduarve. Dhuna nuk është kurrë një opsion i mirë dhe është për t’u dënuar, veçanërisht pasi ushtarët e KFOR-it janë jashtëzakonisht të përkushtuar në misionin e ruajtjes së sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Unë bëj thirrje për ndalimin e menjëhershëm të dhunës, për një de-përshkallëzimin të shpejtë të situatës dhe kthimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë. Stabiliteti dhe përparimi në rajon mund të arrihet vetëm përmes dialogut të hapur”, tha Kovaçevski.Ai theksoi se nevojitet komunikim paqësor dhe i hapur, i cili do të mundësojë zbatimin e përshpejtuar të Marrëveshjes për Normalizim, me të gjitha anekset dhe obligimet e marra reciprokisht.

Kovaçevski tha se është thelbësor vazhdimi i koordinimit të ngushtë dhe aktiviteteve të përbashkëta të NATO-s dhe BE-së në rajon, në radhë të parë në drejtim të përshpejtimit të integrimit euroatlantik të Ballkanit Perëndimor, me qëllim të konsolidimit të stabilitetit dhe, siç thekson ai, për të ngushtuar hapësirën për ndikimin e palëve të treta destabilizuese.

Story i mëparshëm

Abdylfeta Alimi sot lirohet nga burgu

Story i radhës

PSG kërkon Odegaardin nga Arsenali

Të fundit nga