Kovaçevski: Opozita ka bllokuar mbi 130 ligje në Kuvend

November 8, 2022
1 minut lexim

Kryetari i LSDM-së dhe kryeministri, Dimitar Kovaçevski, në intervistë për lajmet në televizionin Sitel, ka thënë se deputetët e OBRM-PDUKM-së në Kuvend po bllokojnë 130 ligje që janë në interes të qytetarëve në kohë krize, duke theksuar përgjegjësinë e të gjitha partive politike.

“Në mbledhjen e sotme në Kuvend, diskutuam edhe për të gjitha ato ligje, e ato janë mbi 130 ligje në Kuvend dhe që nuk janë votuar për shkak të bllokimit nga opozita.

Këtu më së shumti u diskutua për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe të gjitha ligjet janë renditur me emër, të cilat duhet të miratohen nga Kuvendi, duke qenë se ky është një nga kriteret kryesore në pjesën e qasjes së shtetit në BE”, porositi Kovaçevski.

Kryetari Kovaçevski theksoi se shumica parlamentare është stabile, shtoi se të gjitha deklaratat e Mickoskit për shumicë të re dështuan dhe theksoi se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Scholz premton 1 miliard euro shtesë për mbrojtjen e pyjeve

Story i radhës

Hazard e dëshiron rikthimin në Premierligë

Të fundit nga

Premtimi i Yamalit

“Jam në fazën e rikuperimit dhe jam i sigurt se do të rikthehem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë” Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal aktualisht po lufton
ShkoLartë