Kovaçevski: Ofrojmë administratë publike bashkëkohore, efikase dhe të digjitalizuar

September 20, 2023
1 minut lexim

Ne ofrojmë administratë publike moderne, efikase dhe të digjitalizuar sipas praktikave dhe rregulloreve evropiane. Sot para nesh dhe qytetarëve është një dokument i gatshëm për reformën e administratës publike deri në vitin 2030 me udhëzime të sakta për përpjekjet reformuese, njoftoi kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Kovaçevski theksoi në video fjalimin e tij në promovimin e Strategjisë, është që qytetarët e Maqedonisë të kenë cilësi të jetesës sipas standardeve evropiane në shtëpi.

“Strategjia për refromat në administratën publike ka një qëllim të thjesht dhe të qartë. Ofrimi i më shumë shërbimeve publike cilësore për të gjithë qytetarët dhe sektorin privat. Secili që e mbush buxhetin e shtetit përmes taksave ka të drejtë në shërbim të shpejtë dhe efikas nga institucionet dhe kjo është e mundur vetëm me një administratë publike profesionale, të depolitizuar, efikase, efektive dhe të përgjegjshme, të mbështetur nga digjitalizimi intensiv”, theksoi Kovaçevski.

Tanimë punohet në digjitalizimin e administratës publike, e cila institucionet do të mundësojnë digjitalizimin e proceseve dhe shkëmbimin elektronik të të dhënave.

Lidhja digjitale e institucioneve qeveritare, komunitetit akademik, të sektorit të biznesit dhe sektorit civil përmirëson cilësinë e shërbimeve institucionale. Është e rëndësishme edhe për një luftë efektive kundër korrupsionit, sepse nënkupton zvogëlimin e kontakteve njerëzore gjatë shërbimeve të tilla, tha Kovaçevski.

Reforma në administratën publike, theksoi Kovaçevski, është vendosur si bazë e procesit të zgjerimit të BE-së dhe është pjesë e fushës kyçe të klasterit bazë, me të cilin fillojnë dhe përfundojnë negociatat me Unionin dhe progresi është, monitoruar gjatë gjithë procesit të negociatave.

Promovimi i Strategjisë së re të Reformës së Administratës Publike (2023-2030) është në eventin “Administrata Publike moderne, efikase dhe e dixhitalizuar: Vizioni 2030. Ofrimi i shërbimeve publike më të mira për qytetarët dhe sektorin privat”, organizuar nga Ministria e Shoqërisë së Informacionit dhe Administrata, në bashkëpunim me SIGMA.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ja të gjithë portierët golashënues në Champions

Story i radhës

Shtetet e Bashkuara thonë se Huawei nuk mund të prodhojë smartfonë me çipe të avancuara

Të fundit nga

ShkoLartë