Shtetet e Bashkuara thonë se Huawei nuk mund të prodhojë smartfonë me çipe të avancuara

Shtetet e Bashkuara nuk kanë prova që thonë se kompania Kineze Huawei mund të prodhojë smartfonë me çipe të avancuara në volume të mëdha, tha Sekretarja e Tregtisë Gina Raimondo ditën e Marte.

Huawei së fundi filloi shitjen e smartfonit Mate 60 Pro me një çip që analistët besojnë se është një arritje e amdhe teknologjike nga një prodhues Kinez quajtur Semiconductor Manufacturing International Corp (SMIC.)

“Nuk kemi prova se ata mund të prodhojnë çipe 7-nanometër në masë,” tha Raimondo.

Prej 2019-ës Shtetet e Bashkuara ja ndaluan Huawei aksesin në disa mjete të prodhimit të çipeve duke e quajtur një rrezik për sigurinë. Në fillim të muajit Departamenti Amerikan i Tregtisë tha se do të kërkojë më shumë informacion rreth çipit nëse janë shkelur sanksionet për prodhimin e tij.

Disa senatorë Republikanë thonë se departamenti duhet të ndalojë të gjitha eksportet teknologjike drejt Huawei dhe SMIC. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL


Notice: Trying to get property 'ID' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744

Notice: Trying to get property 'user_nicename' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744
Story i mëparshëm

Kovaçevski: Ofrojmë administratë publike bashkëkohore, efikase dhe të digjitalizuar

Story i radhës

Azerbajxhani: Grupet e armatosura armene në Karabak dorëzuan armët, operacioni antiterrorist u ndal

Të fundit nga