Azerbajxhani: Grupet e armatosura armene në Karabak dorëzuan armët, operacioni antiterrorist u ndal

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit njoftoi se grupet e armatosura armene në Karabak dorëzuan armët dhe se u ndal operacioni antiterrorist i ushtrisë së Azerbajxhanit, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga ministria thuhet se është arritur marrëveshje për ndalimin e operacionit antiterrorist me përmasa lokale duke marrë parasysh aplikimin që përfaqësuesit e popullatës armene të Karabakut kanë kryer përmes Forcave Ruse të Paqes.

Në deklaratë përfshihen këto pika lidhur me marrëveshjen:

– Njësitë e armatosura armene që ndodhen në rajonin Karabak të Azerbajxhanit dhe grupet e paligjshme të armatosura armene po dorëzojnë armët dhe po çarmatosen plotësisht duke u larguar nga pozicionet e tyre luftarake dhe fortifikimet e tyre. Njësitë e armatosura të Armenisë po tërhiqen nga territoret e Azerbajxhanit ndërsa grupet e paligjshme të armatosura armene po shpërbëhen.

– Paralelisht po dorëzohen të gjitha armët, municionet dhe mjetet e rënda

– Sigurohet që proceset e sipërpërmendura të kryhen në koordinim me Forcën Ruse të Paqes

Ndërsa në një deklaratë nga administrata e Presidencës së Azerbajxhanit u njoftua se nesër në qytetin Yevlah do të mbahet një takim me përfaqësuesit e popullatës armene në Karabak, ku do të diskutohen çështjet e ri-integrimit.





Story i mëparshëm

Shtetet e Bashkuara thonë se Huawei nuk mund të prodhojë smartfonë me çipe të avancuara

Story i radhës

Po kthehej nga Spanja, policia arreston 35-vjeçarin nga Lezha, i dënuar me 6 vite burgim për tentativë vrasje

Të fundit nga