Kovaçevski: Nuk komentoj deklaratat e politikanëve të tjerë

December 23, 2022
1 minut lexim

Shkup, 23 Dhjetor – I pyetur rreth deklaratës së presidentit të vendit se nuk ka drejtësi nëse në liri ka gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, kryeministri Dimitar Kovaçevski, tha se nuk komenton deklaratat e politikanëve të tjerë, përfshi edhe presidentin Pendarovski. Megjithatë tha se presidenti berri një retrospektiv të zhvillimeve në vend duke përmendur edhe vendimet e mëdha që ka miratuar pushteti aktual.

 

“Unë nuk i komentoj deklaratat e asnjë politikan tjetër, mund të them qëndrimin tim. Së pari presidenti kishte qëndrim prej burrështetasi, ai bëri një retrospektiv të zhvillimeve, vendimeve të mëdha që i kemi miratuar si dhe për sfidat me të cilat shteti përballet në të ardhmen, me qëllim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ai me këtë rast theksoi se prioritet kyç mbetet lufta kundër korrupsionit, sundimi i së drejtës, transparenca, llogaridhënia dhe përgjegjësie në çdo aspekt në gjithë shtetin, duhet të vlej për të gjitha institucionet në pajtim me ligjet. Unë gjithmonë jam përmbajtur të komentoj pushtetet e tjera, përfshi atë gjyqësor, lokal, ligjvënës…”, tha Kovaçevski.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lajme të këqija për Kombëtaren shqiptare

Story i radhës

Skandali i Juventusit

Të fundit nga

ShkoLartë