Kovaçevski: Nuk është rritur çmimi i energjisë elektrike

May 26, 2023
1 minut lexim

Ne e kemi përballuar me sukses krizën energjetike – ka thënë sot Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në Kuvend gjatë seancës për pyetje të deputetëve.

Sipas Kovaçevskit, qeveria e tij përveç se nuk ka e ka rritur çmimin e energjisë elektrike, ka shtuar edhe prodhimin duke e kthyer krizën energjetike në mundësi për vendin.
“Çmimi i energjisë elektrike nuk u rrit. Për grupin e parë dhe të dytë të përdoruesve ka mbetur e njëjtë, për ata që përdorin energjinë elektrike. Është rritur për ata që kanë pishina në shtëpi që i ngrohin gjatë dimrit. Për kompanitë në tregun e rregulluar, 72.000 kompani – çmimi i energjisë elektrike është ulur për 20 për qind. Ne kemi siguruar energji elektrike për të gjitha qendrat shëndetësore. A e dini sa kohë nuk janë paguar faturat e energjisë elektrike nga ato qendra shëndetësore?! Gjithçka që nuk paguhej u mbulua. Ne kemi siguruar energji elektrike për të gjitha institucionet arsimore. Menaxhimin me ngrohjen qendrore e ka marrë Qeveria – a është rritur çmimi i ngrohjes qendrore, nuk është rritur, a ka pasur restriksione për ngrohje qendrore, nuk ka pasur restriksione për ngrohje qendrore”, theksoi Kryeministri Kovaçevski.
Krahasuar me vitin paraprak, siç tha Kryeministri Kovaçevski, ka rritje të prodhimit të energjisë elektrike për 44 për qind.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Rusia pretendon se rajonet e saj kufitare janë sulmuar. Moska godet qytetin në qendër të Ukrainës

Story i radhës

Sfidat për zgjedhjen e sekretarit të ri të NATO-s

Të fundit nga

​Kadri Veseli feston datëlindjen e 58-të

Kadri Veseli feston sot ditëlindjen e tij të pesëdhjetetetë. Ai u lind më 31 maj 1967 në Mitrovicë. Shkollimin fillor e kreu në shkollën “Ismail Qemali” në Bair të Mitrovicës. Dy vite

Horoskopi i datës 31 maj 2025

Dashi Gjatë kësaj dite do përjetoni emocione kontradiktore dhe shpesh nuk do dini as se si të veproni. Ju të dashuruarit nuk do bëni aspak lëshime dhe do doni që partneri të
sqmken
ShkoLartë