Kovaçevski në takim virtual me Vuçiqin dhe Ramën: Samiti i ardhshëm i Ballkanit të Hapur në qershor në Ohër

April 26, 2022
1 minut lexim

Takimi i ardhshëm i liderëve të Ballkanit të Hapur do të mbahet në gjysmën e parë të qershorit në Ohër, informoi kryeministri Dimitar Kovaçevski pas takimit të sotëm onllajn me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Kryetari i Qeverisë, në profilin e tij në Fejsbuk, theksoi se sot pasdite me Vuçiqin dhe Ramën ka mbajtur takim shumë të rëndësishëm onllajn për hapat e ardhshëm nga iniciativa e tyre e përbashkët, e njohur dhe e suksesshme Ballkani i Hapur.

Kovaçevski paralajmëroi se në fillim të shtatorit bashkë do të organizojnë panair të madh turistik të verës dhe ushqimit në Serbi. Jam i bindur, shtoi kryeministri, se prodhuesit e verës dhe ushqimit në Maqedoninë e Veriut do të kenë se çka i tregojnë rajonit.

“Në samitin në Ohër do të nënshkruhen marrëveshje dhe memorandume të rëndësishme për bashkëpunim në kulturë, turizëm dhe ekonomi dhe për këtë në atë takim ishin të pranishëm edhe ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski”, shtoi Kovaçevski.

Ai theksoi edhe se iniciativa Ballkani i Hapur mbetet e hapur për Malin e Zi, Kosovën dhe Bosnjën e Hercegovinën.

“Bashkë jemi Evropë, potencoi kryetari i Qeverisë në publikimin në Fejsbuk.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dha dorëheqjen si Prefekt i Lezhës, reagon për herë të parë Gjok Jaku: Arsyet pse ika

Story i radhës

Live: Manchester City dhe Real Madridi luftojnë për finale

Të fundit nga

ShkoLartë