Kovaçevski në takim me Selakoviq: Përcaktim i përbashkët për përparim në eurointegrimet

February 25, 2022
min lexim

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, u takua me Nikolla Selakoviqin, ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë, në të cilin u konfirmuan marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe dy popujve dhe u konstatua intensifikimi i bashkëpunimit, veçanërisht në fushën ekonomike në dy vitet e fundit.

Në takim, siç bëri të ditur pres shërbimi qeveritar i Qeverisë është shprehur përkushtim i të dyja palëve për përparimin e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në procesin e integrimit evropian.

Kryeministri Kovaçevski tha se ai dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë të fokusuar në zhvillimin ekonomik të vendit, në tejkalimin me sukses të sfidave aktuale, siç është gjendja energjetike dhe në të njëjtën kohë duke punuar në hapin përpara në aspektin e eurointegrimeve.

“Besojmë në qëllimet dhe punojmë për t’i arritur ato, përmes politikave parimore dhe dinjitoze dhe punojmë në reformat e nevojshme në vend, siç janë reformat në drejtësi, të cilat janë kryesisht në përputhje me legjislacionin evropian”, tha kryeministri Kovaçevski.

Në takim, shtojnë nga pres shërbimi qeveritar, u vlerësua bashkërisht se iniciativa Ballkan i Hapur është një kontribut në bashkëpunimin rajonal të vendeve, përmes zbatimit të vlerave evropiane në rajon, dhe kontribuon në thellimin e bashkëpunimit, hapjen e mundësive për konkurrencë më të madhe rajonale në Evropë dhe tregjet e tjera botërore për të tërhequr investitorë të huaj.

Rëndësia e marrëdhënieve të mira fqinjësore veçanërisht theksohet edhe si e rëndësishme në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në rajon dhe Evropë.

Në takim u bisedua edhe për situatën aktuale në Ukrainë, gjatë së cilës u përcoll qëndrimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si anëtare e NATO-s, për mbështetjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës.

Në takim u përcoll ftesë nga Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, deri te kryeministri Dimitar Kovaçevski për një vizitë në Beograd.

Kryeministri Kovaçevski falënderoi për bashkëpunimin miqësor dhe ndihmën nga Republika e Serbisë gjatë pandemisë dhe tha se përkushtimi i përbashkët për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve është i rëndësishëm për qytetarët e të dyja vendeve.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Basha për Inceneratorët: U faktua vjedhja e shekullit, radhën e ka SPAK

Story i radhës

Armë dhe municione, policia i mësyn banesën, 38-vjeçari në Kamzë bën rezistencë

Të fundit nga

Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag

Bundestagu dëshiron të trajtojë në një seancë të posaçme sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg këtë vit. Sipas informacioneve të studios së ARD në Berlin, Komisioni i Brendshëm i Bundestagut dhe Bordi i Kontrollit

Duke u bërë gati për fundin e TikTok-ut

Në më pak se një muaj, TikTok mund të ndalohet në Shtetet e Bashkuara – dhe fati i një ekonomie krijuese me vlerë miliarda dollarë është tashmë në rrezik. Pse është e

​Drita kampion vjeshtor i Kosovës

Me ndeshje e zhvilluara në fundjavën që sapo ka kaluar është mbyllur zyrtarisht stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll. Ballkani fitoi 0:2 në derbin lokal ndaj Suharekës, kurse Drita me
ShkoLartë