Kryeministri Dimitar Kovacevski ka theksuar se propozimi francez për zhbllokimin e integrimit të RMV-së në BE, në këtë formë, është I papranueshëm, por lë hapësirë nëse arrihet mirëkuptimi për pozicionet e vendit, bisedimet të vazhdojnë me qëllim që negociatat aderuese me BE-në të fillojnë këtë muaj, raporton KlanMacedonia.
“Propozimi në këtë formë është I papranueshëm për mua, Presidentin, Qeverinë, partnerët e koalicionit dhe për qytetarët e RMV-së. Po humbim kohë të cmueshme, që realisht nuk e kemi në dispozicion. RMV-ja dhe Shqipëria, por edhe rajoni nuk guxojmë të jemi në vendnumëro për shkak të një vendi anëtar, I cili nuk arriti të sigurojë zhbllokimin e rrugës sonë evropiane” – tha Kovaçevski.