Kovaçevski në Këshillin Atlantik: Maqedonia e Veriut i përket BE-së, integrimi i rëndësishëm për rimëkëmbjen ekonomike

min lexim

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në kuadër të vizitës së punës në Uashington, u takua edhe me anëtarë të bordit të Këshillit Atlantik (Atlantic Council).

Siç njoftoi shërbimi për informim i qeverisë, në takimin në të cilin mori pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, përmes dialogut dhe shkëbimit të mendimeve me ekspertë u fol edhe për shumë tema me interes si dinamika e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut me BE-në, përpjekjet për përballjen me krizën energjetike, luftën kundër korrupsionit, si dhe për prioritetet e vendit me kryesimin me OSBE-në.

“Në Këshill ishin ndarë mendime se me rëndësi për Maqedoninë e Veriut dhe për vendet e Ballkanit Perëndimor është zbatimi i reformave, sundimi i drejtësisë, integrimi sa më i shpejtë në BE. Kjo do të kontribuojë për rimëkëmbje ekonomike, si dhe për përmirësim afatgjat të konkurencës së vendit dhe rajonit me çka do të përforcohet tërheqja për investitorët e huaj”, qëndron në kumtesën e shërbimit për informim të Qeverisë. /Mia.mk/

Story i mëparshëm

Neymar është i vetëdijshëm se PSG dëshiron ta shesë dhe ai synon të largohet

Story i radhës

Ibrahimi: Nuk dihet ende identiteti politik i Grupit të zjarrit, mirë do të ishte një front i përbashkët kundër BDI-së

Të fundit nga