Kryeministri Dimitar Kovaçevski gjatë një interviste për TV Sitel ka theksuar se pas përfundimit të procesit të skriningut dhe nisjes së negociatave sipas kapitujve do të duhet të bëhen ndryshime kushtetuese, ku në preambulë duhet të kyçen edhe pjesë të popujve tjerë që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.
“Për momentin bisedojmë për Bullgarët, Kroatët, Malazezët, mirëpo edhe pjesë të popullit izraelit kanë shfaqur një dëshirë të këtillë, egjiptianët tashmë kanë dorëzuar kërkesë zyrtare. Ne jemi shoqëri multikulturore dhe jemi të dëshmuar në Evropë, praktikisht ne paraqesim shoqëri që është Evropa në miniaturë dhe vlerësoj se nuk duhet të ketë probleme me këto ndryshime kushtetuese”, deklaroi kryeministri i RMV-së DImitar Kovaçevski.
Kryeministri Kovaçevski, sic percjell KlanM, ka theksuar se Maqedonia e Veriut tashmë ka nisur negociatat me BE-në, është publikuar kalendari i skriningut kurse më 14 Shtator ekipet do të jenë në Bruksel ku zyrtarsiht mbahet takimi I parë.
“Skriningu është I ndarë në dy faza – sqarues dhe dypalësh. Në skriningun sqarues kemi bërë hapa të caktuara, mirëpo në atë dypalësh që është një operacion më kompleks ku praktikisht prezantohet jurisprudenca jonë kundrejt BE-së dhe cfarë duhet të bëhet gjatë negociatave, për këtë qëllim Sekretariati për Cështje Evropiane, është duke punuar rreth ekipimit të ekipit negociator dhe shumë shpejt në seancë qeverie do të gjendet edhe struktura negociuese”, deklaroi kryeministri i RMV-së DImitar Kovaçevski.
Kryeministri, sic njofton KlanM, ka theksuar se në këtë ekip do të angazhohen të gjitha institucionet, ekspertët qeveritar dhe të jashtëm, akademikët, afaristët, organizatat civile, që sa më shpejtë të prëfundojë ky process.
Sipas tij, procesi mund të përfundojë për 14 deri 16 muaj e më pas të nis hapja e kapitujve.