Kovaçevski: NATO-ja mbështet eurointegrimin e Maqedonisë, DPMNE-ja me bllokadën cenon stabilitetin e rajonit

July 12, 2023
1 minut lexim

NATO-ja në Samitin në Lituani ka shprehur mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut, të shteteve rajonale që janë në pritje. Kështu ka bërë të ditur kryeministri Dimitar Kovaçevski duke shtuar se çdo bllokadë që i bëhet procesit, siç qëndron me DPMNE-në për ndryshimet kushtetuese, është cenim i stabilitetit të rajonit, transemton TV21.

“NATO qëndron në një vijë me BE-në sa i takon perspektivës evropiane dhe e mbështesin anëtarësimin e vendit dhe shteteve tjera në pritje nga rajoni… Kjo nënkupton se çdo bllokadë, të cilën partitë politike, para se gjithash opozitare që e bëjnë në vendin tonë, dhe këtu më së shumti mendoj në DPMNE-në që e ushtron në Kuvend, si për bllokadën e reformave po ashtu edhe për mosbashkëpunimin për ndryshimet kushtetuese, është punë direkte për mosanëtarësim në BE dhe me këtë edhe për stabilitetin në rajon”, tha mes tjerash Kovaçevski.

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Erdoğan: Lufta intensive kundër terrorizmit është e domosdoshme për ne

Story i radhës

Sudan, mbi 3 milionë të zhvendosur për shkak të konfliktit të armatosur

Të fundit nga

ShkoLartë