Kovaçevski: Mos e lëshoni mundësinë! Micevski: Jepni propozimin në seancë dhe do të shihni se do të dështojë

July 25, 2023
min lexim

Me 10 vota për dhe 7 kundër u miratuan konkluzionet e Komisionit Kushtetues për propozimin për ndryshimin e Kushtetutës. Edhe pse Komisioni kishte afat prej 10 ditësh, debati zgjati dy orë e gjysmë, ku pati akuza të ashpra të ndërsjella mes qeverisë dhe opozitës. Kryeministri Kovaçevski u tha deputetëve se ky shans për Evropën nuk duhet humbur dhe tani nga vendimi i tyre varet nëse do të vazhdojmë në rrugën drejt Bashkimit Evropian apo do të shkojmë prapa.

“Ne nuk duhet ta humbim këtë mundësi për Evropën, këtë shans për ta çuar vendin në Bashkimin Evropian dhe për të sjellë cilësinë e jetës evropiane në vendin tonë. Një herë ndodhi, atëherë kur u ndamë nga Kroacia, e cila është anëtare e BE-së që 10 vjet. Dhe ju këtu në këtë parlament do të vendosni nëse e njëjta gjë do të ndodhë edhe këtë vit. Porositë nga Bashkimi Evropian janë se nëse nuk miratohen ndryshimet kushtetuese procesi i anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut do të ndalet dhe se vendet tjera do të ecin përpara ndërsa anëtarësimi ynë në BE do të prolongohet”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Koordinatori i VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski foli me ton të ashpër dhe përsëriti se në kushte të tilla deputetët e kësaj partie nuk do të votojnë për ndryshimet kushtetuese, sepse siç tha ai vetëm do t’i vendosin në kornizë ligjore të gjitha politikat mohuese nga Bullgaria.

“Jo, zotërinj, këto nuk janë mundësi për përparimin e gjithë vendit. Ky është një shans për përfitimin e tyre personal mbi kurrizin e popullit maqedonas dhe Maqedonisë. Për një tjetër dhuratë Audi nga komshiu. Dhe në afat të shkurtër, lëshojeni propozimin në seancë plenare, por vendoseni në votim menjëherë, që të shihni se si dështon kjo dhunë e turpshme e juaja ndaj Kushtetutës”, u shpreh Nikola Micevski, koordinator i VMRO-DPMNE-së.

Edhe BDI kërkon që të votohen ndryshimet kushtetuese sepse nuk ka alternativë tjetër.

Nga opozitarja Alternativa thonë se pushteti ka skenarë dhe vetëm aktron se dëshiron ndryshime kushtetuese.

Nga Besa, thonë se i mbështesin ndryshimet  kushtetuese, por kritikuan qeverinë pse nuk i ka dorëzuar deri më tani ndryshimet kushtetuese.

Pas seancës së sotme në Komisionin për Çështje Kushtetuese, në seancën plenare do të mbahet debat për propozimin për ndryshimin e aktit më të lartë juridik, e cila tashmë është caktuar më 18 gusht. Aty duhet të miratohet nevoja për ndryshime kushtetuese, e cila kërkon shumicë prej 2/3, d.m.th. 80 vota të deputetëve.

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dy persona humbën jetën nga stuhia që goditi veriun e Italisë

Story i radhës

Shkarkohet ministri i Jashtëm i Kinës

Të fundit nga

ShkoLartë