Kovaçevski: Me pastrimin e lindanit nga “OHIS” i zgjidhim problemet e trashëguara ekologjike

March 16, 2022
min lexim

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini dhe shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian, Dejvid Gir, shefja e zyrës së UNOPS-it për Maqedoni të Veriut, Mikela Telatin, morën pjesë në ngjarjen në të cilën u shënua fundi i punëve përgatitore për plotësimin e të gjitha standardeve të sigurisë pas së cilës do të fillojë pastrimi i landanit nga deponia e vogël në “OHIS”.

Kryeministri Kovaçevski në fjalimin e tij në ngjarje theksoi se periudhën e kaluar tërësisht u larguan dhe u asgjësuan sasi të mëdha të kimikateve të rrezikshme të cilat me dekada ishin të mbledhura në rrethin e “OHIS”, të cilat paraqitnin kërcënim ekologjik.

Kovaçevski theksoi se realizimi i këtij projekti madhor është realizuar në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Norvegjisë dhe me dy agjencitë nga Kombet e Bashkuara, Organizata për Zhvillim Industrial (UNIDO) dhe Zyra për Shërbime të Projekteve (UNOPS), si dhe me mbështetjen e Delegacioni i Bashkimit Evropian në vendin tonë i cili ndau 2,5 milionë euro nga programi IPA 3 konkretisht për kompletimin e procesit të riparimit të deponisë së vogël.

“Qëllimi kryesor i këtyre përgatitjeve është sigurimi maksimal gjatë largimit të kimikateve të rrezikshme të cilat kanë qenë të mbledhura më shumë se dhjetëra vite në deponinë e vogël në ish kompleksin industrial “OHIS”. Në këtë mënyrë u mundësua realizim i projektit “Largim i barrierave teknike dhe ekonomike për fillimin e zgjidhjes së problemit shumëvjeçar me mbeturinat teknike të lindanit dhe izomerët e tij, të deponuara në rrethin e fabrikës”, potencoi Kryeministri Kovaçevski dhe shtoi që Qeveria vazhdon me vendosshmëri, bashkë me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të zgjidh dhe të eliminojë problemet e trashëguara ekologjike.

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor , Naser Nuredini në fjalimin e tij informoi se janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme sipas standardeve të përcaktuara për të shmangur çdo shpërndarje të materialit të rrezikshëm që do të gërmohet nga deponia e vogël dhe se janë ndërmarrë të gjitha masat për mbrojtje maksimale të mjedisit.

“Ne në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, jemi veçanërisht të përkushtuar në respektimin e të gjitha standardeve ekologjike dhe të sigurisë. Nga këto arsye eliminimi i të gjitha pikave të nxehta në territorin e vendit tonë në mënyrë ekologjike të sigurt dhe të përshtatshme, është lartë në listën e prioriteteve tona. Në “OHIS”, si pika e nxehtë numër një në vend, shohim si problem histori, zgjidhjes së të cilës i kushtojmë shumë vëmendje dhe energji e cila do të zgjidhet plotësisht”, tha ministri Nuredini.

Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Dejvid Gir, shprehu kënaqësi që BE-ja ka dhënë kontributin e saj për pastrimin e deponisë së vogël.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shkupi e Prishtina diskutojnë mbi programin për bashkëpunim ndërkufitar

Story i radhës

U dehën dhe vranë shokun/ Dënohet me 46 vite burg Sokol Sanxhaktarit dhe të tjerëve

Të fundit nga

​Milani emëron trajnerin e ri

Milani konfirmon emërimin e Sergio Conceiçao si trajner i ri i tyre, duke thënë se portugezi ka nënshkruar kontratë deri në qershor 2026. “AC Milan njofton se Sérgio Paulo Marceneiro da Conceição

Avokati Rrecaj: Kurti po synon me kap gjyqësorin

Avokati Visar Rrecaj ka thënë se kryeministrit siç duket nuk i pëlqen emri dhe figura e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj. Sipas Rrecajt kryeministri në një intervistë nuk ka
ShkoLartë