kovacevski lajcak negociatat urgjente me maqedonine e veriut duhet te jene prioritet 6250090c3f469

Kovaçevski-Lajçak: Negociatat urgjente me Maqedoninë e Veriut duhet të jenë prioritet

April 8, 2022
1 minut lexim

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në Forumin Ekonomik Delphi në Greqi, realizoi takim me Përfaqësuesin Special të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Në fokus të takimit ishte situata aktuale krizës në Evropë e shkaktuar nga agresioni ushtarak rus kundër Ukrainës, të cilën Maqedonia e Veriut e dënoi si shkelje brutale të së drejtës ndërkombëtare dhe jep në kontributin e saj në organizimin e ndihmës efektive për refugjatët ukrainas dhe forcimin e krahut lindor të Aleancës si përgjigje e mundshme ndaj situatave të paparashikueshme.

Gjatë bisedimeve, Kryeministri Kovacevski dhe përfaqësuesi special i BE-së Miroslav Lajçak ranë dakord se lufta në Ukrainë ka pasoja negative për stabilitetin e Evropës dhe veçanërisht për Ballkanin Perëndimor dhe thanë se një përgjigje e përshtatshme ndaj këtyre pasojave është përshpejtimi i procesit integrues tw vendeve tw rajonit dhe negociatat urgjente me Maqedoninë e Veriut si prioritet.

Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski në takimin me Lajçak theksoi se ka progres në dialogun Shkup-Sofje, për të cilin kërkohet përkrahja e Brukselit për të përcaktuar kornizën negociuese dhe për të vendosur synimin për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare të Maqedonisë së Veriut sa më shpejt me Komisionin Evropian si fillim të procesit të mbylljes së kapitujve për anëtarësim në BE.

%D0%9E%D0%9D%D0%9B%D0%98%D0%9D%D0%95 %D0%B1%D0%B0%D0%BD%D0%B5%D1%80

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

pse apple ka emrin e nje fruti 6250072ee7dd4
Story i mëparshëm

Pse Apple ka emrin e një fruti?

wechat pay to offer digital yuan payment options as chinas cbdc pilot expands 625009c269b9f
Story i radhës

WeChat Pay to Offer Digital Yuan Payment Options as China’s CBDC Pilot Expands

Të fundit nga

Son i vendosur për trofeun e parë me Tottenham

Kapiteni i Tottenham Hotspur, Son Heung-Min, është i vendosur të shkruajë histori me klubin londinez në finalen e Europa League kundër Manchester United, që zhvillohet të mërkurën në Bilbao. Son, në konferencën

Albin Kurti flet për koalicionin “ideal”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur sërish dëshirën për koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Sipas tij, koalicioni “ideal” do të ishte ai me LDK-në. “Vetëvendosje plus LDK, plus pakicat joserbe,
ShkoLartë