kovacevski lajcak lufta ne ukraine imponon integrimin urgjent te ballkanit perendimor ne be 627c1497a09c9

Kovaçevski–Lajçak: Lufta në Ukrainë imponon integrimin urgjent të Ballkanit Perëndimor në BE

May 11, 2022
1 minut lexim

Kryeministri Dimitar Kovaçevski gjatë vizitës së sotme në Bruksel ka takuar përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak, në të cilin të dy bashkëbiseduesit kanë konstatuar se lufta në Ukrainë ka imponuar përshpejtimin e nevojshëm të procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe negociatat urgjente me Maqedoninë e Veriut si prioritet.

Siç kumtuan nga kabineti i kryeministrit, Kovaçevski në takimin me Lajçak ka theksuar se pret mbështetje shtesë nga Brukseli për dialogun Shkup-Sofje për të përcaktuar kornizën negociuese në mënyrë që sa më shpejt të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare e Maqedonisë së Veriut me Komisionin Evropian si fillim i procesit të mbylljes së kapitujve për anëtarësim në BE.

MARKETING

RENT A CAR

pamje te tmerrshme 18 dalin fotot e para nga fabrika e celikut azov 627c118c930e3
Story i mëparshëm

Pamje të tmerrshme +18: Dalin fotot e para nga fabrika e çelikut Azov

Mickoski i Gruevski
Story i radhës

Mickoski kundër shqiptarëve, kërkon 61 deputetë si Gruevski

Të fundit nga

ShkoLartë