Kovaçevski: Kontrata për korridoret 10 dhe 8 do të lidhet me një kompani me famë ndërkombëtare

1 minut lexim

Kovaçevski: Kontrata për korridoret 10 dhe 8 do të lidhet me një kompani me famë ndërkombëtare,

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sonte në emisionin “360 Gradë” në Alsat, duke komentuar vërejtjen e KE-së, të përmendur në Raport, e cila i referohet ligjit për partneritet strategjik për ndërtimin e korridoreve 8 dhe një pjesë të korridorit 10, tha se lidhja e kontratës do të bëhet me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të një kompanie të huaj me renome dhe projekti do të përfundojë me sukses dhe transparencë.

“Ajo që mbetet është se ne dhe kontraktorët, në radhë të parë, duhet të bindim vendet anëtare të BE-së se ky ligj i miratuar nga Parlamenti do të rezultojë në një autostradë, Korridorin 8 dhe 10 përgjatë të cilit do të lëvizin dhe qytetarët dhe kompanitë maqedonase.

“Kontrata do të lidhet në bazë të këshillave dhe pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të një kompanie me renome ndërkombëtare, e cila do të zgjidhet në tender ndërkombëtar”, tha Kovaçevski.

Story i mëparshëm

Edhe një degë e BDI-së i bashkohet Grupit të Zjarrit (Foto)

Story i radhës

Dramën në Prizren e fiton Bashkimi

Të fundit nga