“Procesi i ndryshimeve kushtetuese sapo ka filluar, me 70 vota për rendin e ditës. Edhe pse disa kanë supozuar se janë 65 deputetë, megjithatë për momentin kemi 73 deputetë#, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Seanca kuvendore tregoi se LSDM dhe koalicioni, koalicioni evropian janë për vazhdimin e integrimit evropian të Maqedoninë dhe se opozita dëshiron ta bllokojë ardhmërinë evropiane të vendit, tha më tej Kovaçevski.
“Sërish, siç ka qenë në kaluarën, DPMNE-ja është për bllokadë të rrugës së Maqedonisë në integrimet europiane, gjegjësisht anëtarësimin në BE ashtu siç ishte kundër anëtarësimit në NATO. Ju kujtoheni se kemi kaluar nëpërmjet një procesi të ndryshimeve kushtetuese, gjatë anëtarësimit në NATO. Falenderimi i këtij procesi të suksesshëm, sot të gjithë jemi krenar që jemi anëtare të NATO-s, veçanërisht kur zhvillohet konflikt i armatosur në Europë”, tha Kovaçevski.
Burimi: TV21