Kovaçevski: Ka parti që duan aleancë me Taxhikistanin!

min lexim

Qeveria nuk ka ende datë për rifillimin e seancës parlamentare ku nisi procesi i ndryshimeve kushtetuese, ndërsa mbetet vetëm të shihet nëse do të sigurohet shumicë prej dy të tretash. Por, kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se ndryshimet do të miratohen gjatë kësaj përbërje parlamentare dhe procesi nuk do të ndalet.

“Unë them se në fund do të jenë 118, sepse “E majta”, ata janë kundër Bashkimit Evropian, janë me Kazakistanin dhe do të kishin krijuar aleancë me Taxhikistanin”, u shpreh Dimitar Kovaçevski – Kryeministër.

Nga ana tjetër, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, deklaratat e tilla të kryeministrit i vlerësoi si të pavërteta dhe tentativë për të ngjallur optimizëm te anëtarësia e LSDM-së, e cila sipas tij është e ndarë, sidomos për ndryshimet kushtetuese. I pyetur për ofensivën diplomatike, Mickoski u përgjigj se në takimet me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare nuk është diskutuar nëse bari është i gjelbër, por takimet kanë qenë të nxehta. Megjithatë, Mickoski siguron, VMRO-DPMNE nuk do të ndryshojë qëndrim.

“Ndryshimet kushtetuese, i kemi përsëritur prej më shumë se 15 muajsh, nuk do t’i pranojmë nën diktat bullgar. Jo vetëm tani, por edhe në të ardhmen. Nëse këto janë kushtet që do të mbeten, Qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së nuk ka ndërmend të hyjë në procesin e ndryshimeve kushtetuese derisa të ndryshojnë kushtet”, deklaroi Hristijan Mickoski – kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Një ditë më parë në Alsat, kryetari i Alternativës opozitare, Afrim Gashi, theksoi se pas ndryshimeve në Kodin Penal qëndron marrëveshje politike, më konkretisht me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, e cila do të rezultojë në sigurimin e një shumicë prej dy të tretash.
Nga ana tjetër, kryeministri mohon një gjë të tillë.

“Doli që ligji tashmë është miratuar dhe asgjë dramatike nuk ndodhi. Do të thotë se nuk ishte ligjërisht i qëllimshëm për dikë ose për ndonjë gjë”, theksoi Dimitar Kovaçevski – Kryeministër.

Ndërkohë zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në një intervistë theksoi se në tetor do të dihet se cilat parti në vend janë pro-evropiane e cilat jo. /Alsat

Story i mëparshëm

Autonepiophilia: Të rriturit që pretendojnë se janë fëmijë

Story i radhës

Deco konfirmon rinovimet e dy futbollistëve me Barçën

Të fundit nga