kovacevski ka dinamike te re ne bisedimet me bullgarine 61f7f62b31970

Kovaçevski: Ka dinamikë të re në bisedimet me Bullgarinë

January 31, 2022
1 minut lexim

Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski u shpreh se MPJ-të e dy vendeve janë në fazën e dokumenteve punuese dhe nëse vjen ndonjë zgjidhje e caktuar që do të jetë e pranar nga dyja palët, atëherë do të bëhet e ditur sipas procedurave, ligjeve dhe Kushtetutës.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Kovaçevski theksoi se ka dinamikë të re në negociatat me Bullgarinë dhe është dakorduar një qasje e re në bisedimet ku flitet për tema reale dhe për këtë qëllim, siç tha ai, ka shërbyer edhe mbledhje e përbashkët qeveritare në Sofje dhe u formuan grupet e punës për ekonomi, infrastrukturë, arsim, eurointegrime dhe kulturë.

Mes ministrive gjithashtu do të ketë komunikim sipas nevojave, posaçërisht, tha Kovaçevski, mes ministrive të Mbrojtjes për shkak se dy vendet janë vende anëtare të NATO-s.

Ai pret edhe nga Komisioni për Çështje Historike dhe Arsimore rezultate dhe punë dinamike duke theksuar se ky komision punon me metodologjinë e vet dhe përfshin profesorë të historisë.

“Ata premtuan se do të ketë dinamikë të re gjatë kësaj periudhe me qëllim që të arrihen zgjidhjet që mund të prezantohen para opinionit”, u shpreh kryeministri Kovaçevski.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

bleona qerreti mysafire ne shtepine e ciftit ramush dhe anita haradinaj 61f7f1b984880
Story i mëparshëm

Bleona Qerreti mysafire në shtëpinë e çiftit Ramush dhe Anita Haradinaj

a do te kete lehtesim te masave anti kovid ne rmv 61f7f796c2765
Story i radhës

A do të ketë lehtësim të masave anti kovid në RMV?

Të fundit nga

Fisnik Asllani nuk ka të ndalur në Gjermani

Fisnik Asllani nuk po ndalet, duke çmendur Gjermaninë me paraqitjet e tij fantastike këtë sezon! Sulmuesi i Kosovës, ka shënuar një gol dhe ka bërë një asist për skuadrën e Elversbergut, në

Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Polemisti Laert Vasili në një intervistë në emisionin “360 Gradë”, në ABC News komentoi situatën politike në vend, duke u ndalur edhe tek zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në zgjedhjet mbajtura, Partia Demokratike shënoi
ShkoLartë