Kovaçevski-Fragogiannis: Janë rritje mardhëniet në mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut

February 11, 2022
1 minut lexim

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Veriore, Dimitar Kovaçevski, priti sot zv. ministrin e Punëve të Jashtme, përgjegjës për Diplomacinë Ekonomike të Republikës së Greqisë, Kostas Fragogiannis, i cili ndodhet për një vizitë pune dyditore në vendin tonë.

Në takim u shpreh kënaqësi e ndërsjellë për marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat në vazhdimësi po zhvillohen dhe po ngrihen në nivelin e partneritetit strategjik, si përfitim i Marrëveshjes së Prespës.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se të dyja vendet janë fokusuar në avancimin e bashkëpunimit ekonomik, ku vend të veçantë kanë projektet e përbashkëta në energjetikë siç janë ndërtimi i interkonektorit për ndërlidhje të gazit dhe investim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në terminalin për gaz të rrjedhshëm në Aleksandropoli, prej të cilave pritet sigurim i përhershëm të burimeve të energjisë për qytetarët dhe biznesin.

Zv. ministri i Jashtëm i ngarkuar për diplomacinë ekonomike, Fragogiannis theksoi se vendi i tij, si më parë, mbështet fuqishëm Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE, si një interes i veçantë për Greqinë./

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Скопјанка физички нападната од соседка во својот двор

Story i radhës

Avdijaj: Nuk e bëj më, dua të kthehem në Bundesligë

Të fundit nga

Bastisje në Gazi Babë, arrestohet shpërndarësi

Nëpunësit policorë nga Njësiti për Tregti të Paligjshme në SPB Shkup, pas një urdhëresë të pranuar më parë nga Gjykata Themelore Penale Shkup, kanë bastisur shtëpinë e M.S.(19) nga Shkupi, në rajonin

Vuçiq ankohet pasi BE refuzoi…

Presidenti i Serbisë është viktimizuar pas njoftimit se BE ka refuzuar hapjen e kapitullit të tretë të negociatave me Beogradin. Gjatë një paraqitje të tij në RTS, Vuçiq ka përmendur zotin dhe
ShkoLartë