Avdijaj: Nuk e bëj më, dua të kthehem në Bundesligë

Donis Avdijaj është shembulli që të gjithë futbollistët shqiptarë kanë për të mos e ndjekur. Në një moshë fare të re, kishte gjithë vëmendjen e mediave gjermane, konsiderohej si një prej talenteve më të mëdhenj të Shalke 04 dhe po grumbullohej me ekipin e parë.

Klauzola e largimit të tij shkoi në 50 milionë euro, ndërsa Avdijaj përgatiti fundin e vetes. Sulmuesi e la futbollin dhe nisi të shijonte suksesin e parakohshëm. Skandale të shumta për jetën e tij jashtë fushës së blertë e rrëzuan tërësisht të gjithë potencialin që mbarte në vete.

Tanimë si pjesë e Hartberg në Austri, Avdijaj mendon se është ende në kohë për të kapur trenin e fundit. “Kam bërë disa gjëra të gabuara në të kaluarën.

Nga përvoja e di që nuk do t’i bëj më këto gjëra. Unë jam pjekur tani dhe jam bërë një person që mund të klasifikojë gjëra të ndryshme shumë më mirë. Kur isha i ri, shpesh isha vetëm dhe tani po vërej një zhvillim të jashtëzakonshëm si person.

Dua ta mbaj kështu ritmin sepse ndihem shumë më mirë për momentin. Kështu që jam i emocionuar të shoh se çfarë do të sjellë e ardhmja. Dëshira e madhe është të rikthehem në Bundesligë”, tha Avdijaj.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kovaçevski-Fragogiannis: Janë rritje mardhëniet në mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut

Story i radhës

Sipas një studimi të ri, një simptomë kyçe e COVID-19 mund të prekë ndryshe burrat dhe gratë

Të fundit nga