kovacevski fragogiannis jane ne rritje marredheniet ne mes greqise dhe maqedonise se veriut 620692b5264d2

Kovaçevski-Fragogiannis: Janë në rritje marrëdhëniet në mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut

February 11, 2022
1 minut lexim

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Veriore, Dimitar Kovaçevski, priti sot zv. ministrin e Punëve të Jashtme, përgjegjës për Diplomacinë Ekonomike të Republikës së Greqisë, Kostas Fragogiannis, i cili ndodhet për një vizitë pune dyditore në vendin tonë.

Në takim u shpreh kënaqësi e ndërsjellë për marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat në vazhdimësi po zhvillohen dhe po ngrihen në nivelin e partneritetit strategjik, si përfitim i Marrëveshjes së Prespës.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se të dyja vendet janë fokusuar në avancimin e bashkëpunimit ekonomik, ku vend të veçantë kanë projektet e përbashkëta në energjetikë siç janë ndërtimi i interkonektorit për ndërlidhje të gazit dhe investim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në terminalin për gaz të rrjedhshëm në Aleksandropoli, prej të cilave pritet sigurim i përhershëm të burimeve të energjisë për qytetarët dhe biznesin.

Zv. ministri i Jashtëm i ngarkuar për diplomacinë ekonomike, Fragogiannis theksoi se vendi i tij, si më parë, mbështet fuqishëm Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE, si një interes i veçantë për Greqinë./

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

nato planifikon rritjen e numrit te trupave ne krahun lindor 620691c67f41a
Story i mëparshëm

NATO planifikon rritjen e numrit të trupave në krahun lindor

njohja e patentave kurti votimi tregon se gjermania beson ne institucionet e kosoves 620693691ced3
Story i radhës

Njohja e patentave, Kurti: Votimi tregon se Gjermania beson në institucionet e Kosovës

Të fundit nga

Zof: Gjermanët, më të pjekur se djemtë e Spaletit

Legjenda e portës italiane, Dino Zof, paralajmëron kombëtaren italiane përpara ndeshjes së tyre çerekfinale të Ligës së Kombeve kundër Gjermanisë. “Gjermania luan gjithmonë futboll inovativ”, tha kampioni evropian i vitit 1968 dhe
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë