Kovaçevski dhe Stoltenberg flasin për krizën Ukrainë- Rusi: Të përgatitemi për më të keqen!

Kriza aktuale në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës ka qenë një ndër temat kryesore mes kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, përcjell TV21. Stoltenberg tha se NATO ka treguar se është e aftë të mbrojë të gjithë aleatët, ndërkaq bëri thirrje që vendet duhe të përgatiten për më të keqen.

“NATO ka treguar se mund të mbrojë të gjithë aleatët, ne duam të gjejmë zgjidhje politike për krizën, por ju duhet të përgatiteni edhe për më të keqen. Mbrëm SHBA paralajmëruan se do të vendosin forca në Gjermani, Poloni dhe Rumani. Kjo vjen plus gjithë përpjekjeve të deritanishme të tyre dhe vendosjes së forcave të komandave të NATO-s dhe 8.500 trupave që janë vendosur për reaksion të NATO-s. Ne veç më e kemi rritur përgatitjen e forcave të NATO-s dhe mendojmë se do të ketë nevojë për trupa shtesë në pjesën veriore të aleancës. I përshëndes ofertat e vendeve anëtare për vendosje të trupave ushtarake shtesë”, tha mes tjerash Stostenberg.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se Maqedonia e Veriut i mbetet besnike marrëveshjes së Uashingtoni me NATO-n, duke shtuar se vendi respekton integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës.

“Si anëtarë të NATO-s ne i bashkangjitemi apeleve deri tek Rusia që të vazhdojë dialogun diplomatik, e mbështesim propozimin e NATO-s për takime tematike me Rusinë në lidhje me gjendjen e marrëdhënieve, sigurinë e Evropës, me fokus Ukrainën dhe transparencën , uljen e rrezikut dhe kontrollimin e armëve. Plotësisht e mbështesim sovranitetin e Ukrainës dhe integritetin territorial të saj në kufijtë e pranuara ndërkombëtarisht”, theksoi Kovaçevski.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Burri i Fjolla Morinës ka një kërkesë për kryeministrin Kurti: Mos ia shtrenjto rrymën popullit, më thuaj nëse ke nevojë për para

Story i radhës

Visar Ganiu, inspekton punimet rikonstruimin e rrjetit të ujësjellësit

Të fundit nga