Kryeministri Dimitar Kovaçevski informoi se sot në mëngjes është dëgjuar me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski dhe se kanë dakorduar takim i cili duhet të ndodhë së shpejti.
“Sot në mëngjes i jam paraqitur kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe jemi dakorduar gjatë periudhës së ardhshme, shumë shpejtë, të organizojmë takim. Ai takim mund të ndodhte edhe më parë, por për shkak të agjendës së ngjeshur në Qeveri, si edhe për shkak të asaj që dy sekretarët e LSDM-së ishin në izolim për shkak të infeksionit të virusit, sot kemi filluar me organizimin e këtij takimi dhe ai do të ndodhë shumë shpejtë”, deklaroi Kovaçevski në intervistën për servisin nacional.
Sipas tij, është normale dhe e natyrshme të dyja partitë, ajo në pozitë dhe opozitë, të komunikojnë midis tyre pasi, siç tha, para nesh kemi shumë sfida, të cilat lidhen me përballjen me pandeminë shëndetësore, me krizën energjetike, me krizë në ngrohjen qendrore në shtet, me procesin eurointegrues të cilin nuk e shoh vetëm përmes bisedave me Bullgarinë, por edhe si një koncept të tërë reformash në shoqërinë e Maqedonisë së Veriut duke përfshirë edhe reformat në gjyqësi, reformat në luftën kundër korrupsionit dhe krimit.
Kryeministri Kovaçevski theksoi se një numër i madh i ligjeve janë shtruar në Kuvend, nga fusha e ekonomisë dhe duhet, siç tha, së bashku, përmes debatit parlamentar ato të sillen pasi në fund të ditës do të thonë shoqëri më e mirë për të jetuar dhe do të thonë standard më i mirë për qytetarët.