Kovaçevski dhe Lajen biseduan mbi të gjitha për “Marrëveshjen Fronteks” dhe energjinë, Mariçiq paralajmëroi “lajm të mirë”

October 26, 2022
min lexim

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka arritur në Shkup. Ajo dhe ekipi i saj u pritën me ceremoni zyrtare në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, nga ministrat dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, njofton Portalb.mk

Vizita e saj në Shkup vazhdoi duke u takuar me kryeministrin e vendit ku mbi të gjitha u diskutua edhe për “Marrëveshjen për Fronteksin” dhe krizën energjetike.

“Sot në sallën solemne në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut u nënshkrua e ashtuquajtura “Marrëveshja për Fronteks”, një marrëveshje e parë e këtij lloji ndërmjet Komisionit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në gjuhën maqedonase, në prani të kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen”, sqarojnë nga Qeveria, duke vlerësuar që kjo marrëveshje do të përmirësojë cilësinë gjatë menaxhimit të kufirit.

Kryeministri Kovaçevski njoftoi që Maqedonia e Veriut do të marrë fillimisht 80 milionë euro mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian në lidhje me krizën energjetike.

Paraprakisht zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, ka pritur në takim kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe komisioneren evropiane për Punë të Brendshme, Ylva Johansson, të cilat kanë zbritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit

Zëvendëskryeministri Mariçiq i uroi mirëseardhjen Von der Leyen dhe Johansson, duke i uruar takime të suksesshme dhe konstruktive që do të kenë me përfaqësuesit më të lartë të shtetit, ku do të diskutohet për bashkëpunimin dhe veprimin e përbashkët në zgjidhjen e krizës energjetike dhe ekonomike.

“Kryetarja Komisionit Evropian, Von der Leyen dhe Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme, Ylva Johansson, kanë një lajm dhe një rast të mirë për vizitën e sotme në vendin tonë. Mirë se vini”, ka shkruar zëvendëskryeministri Mariçiq në profilin e tij në Facebook.

Vizita e Von der Leyen, siç ishte paralajmëruar edhe më parë nga KE, është në kontekstin e luftës në Ukrainë dhe krizës energjetike dhe synimi është t’i përcjellë rajonit se është e rëndësishme për Bashkimin Evropian.

Një pjesë e ndihmës në fushën e krizës energjetike, siç paralajmëroi Von der Leyen javën e kaluar nga Strasburgu, do të jetë përfshirja e vendeve të Ballkanit Perëndimor për blerjen e përbashkët të energjisë me vendet e BE-së.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi njoftoi javën e kaluar se do t’i dërgojë kërkesa Komisionit Evropian për ndihmë direkte për industrinë, si dhe kërkesë për bashkëfinancim të projekteve dhe subvencione për të gjitha amvisëritë dhe kompanitë. Ai nuk e saktësoi shumën e ndihmës financiare në fjalë, ndërsa bëri të ditur se përgjigja nga KE do të dihet kur Von der Leyen të vizitojë Shkupin.

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani javën e kaluar njoftoi se këtë javë në Shkup kryetarja e KE Ursula von der Leyen do ta prezantojë pakon për mbështetje energjetike nga Komisioni Evropian për rajonin në vlerë prej një miliard eurosh.

Pas vizitës në Shkup, presidentja e KE-së do të udhëtojë të enjten në Prishtinë dhe Tiranë, të premten në Sarajevë dhe Beograd dhe të shtunën në Podgoricë.

Në Serbi, presidentja pritet të përsërisë kërkesën e BE-së që Beogradi të vendosë sanksione kundër Rusisë.

Për shkak të vizitës së Von der Leyenit, MPB-ja ka shpallur regjim të veçantë të komunikacionit për sot dhe nesër në rrugët në zonën e gjerë qendrore të Qytetit të Shkupit.

MPB u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë urdhrat e zyrtarëve policor.

Burimi: portalb.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vizita e presidentes së KE, Grubi: Mbështetje nga BE për ballafaqim të krizës energjetike e ekonomike

Story i radhës

Përballje dramatike, Bashkimi mposht Penzën për tu kualifikuar në finale

Të fundit nga

Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag

Bundestagu dëshiron të trajtojë në një seancë të posaçme sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg këtë vit. Sipas informacioneve të studios së ARD në Berlin, Komisioni i Brendshëm i Bundestagut dhe Bordi i Kontrollit

Duke u bërë gati për fundin e TikTok-ut

Në më pak se një muaj, TikTok mund të ndalohet në Shtetet e Bashkuara – dhe fati i një ekonomie krijuese me vlerë miliarda dollarë është tashmë në rrezik. Pse është e
ShkoLartë