kovacevski cipras vetem me dialog dhe zgjidhje ndertojme prosperitet 6250497b86193

Kovaçevski-Cipras: Vetëm me dialog dhe zgjidhje ndërtojmë prosperitet

April 8, 2022
1 minut lexim
08042022 PVRSM Kovacevski sredba so Cipras 1

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në margjinat e Forumit Ekonomik Delphi në Athinë, Dimitar Kovaçevski u takua me ish-kryeministrin grek dhe liderin e “Syriza”, Alexis Cipras.

Në një atmosferë të përzemërt dhe miqësore, Kovaçevski dhe Cipras ranë dakord në takim se katër vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, ende realizohen përfitimet e zgjidhjes së mosmarrëveshjes tre dekadash dhe vendosjes së një miqësie strategjike midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, u sigurua anëtarësim i vendit tonë në NATO dhe u mor vendimi për fillimin pa kushte të negociatave për anëtarësim në BE.

Kovaçevski dhe Cipras ndanë mesazhet porosit e mëdha dhe largpamëse që me vete i mbartë Marrëveshja e Prespës, me rëndësinë e tyre, veçanërisht sot nga perspektiva e luftës në Ukrainë dhe krizës së sigurisë në Evropë, ofrojnë bazë për përshpejtimin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor.

Në takim u konstatua se zbatimi i dispozitave të marrëveshjes po shkon mirë dhe se si një marrëveshje që ofron zgjidhje të favorshme për të dyja vendet mundëson komunikim të hapur dhe të përhershëm ndërmjet Shkupit dhe Athinës në interes të prosperitetit dhe qytetarëve të të dy vendet.

%D0%9E%D0%9D%D0%9B%D0%98%D0%9D%D0%95 %D0%B1%D0%B0%D0%BD%D0%B5%D1%80

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

belget inkurajohen te reduktojne konsumin e energjise per te mbeshtetur ukrainen 62504642ad3f2
Story i mëparshëm

Belgët inkurajohen të reduktojnë konsumin e energjisë për të mbështetur Ukrainën

video hetime per keqperdorim te detyres zyrtare jep doreheqje muhamed zekiri 62504cd353bae
Story i radhës

(VIDEO) Hetime për keqpërdorim të detyrës zyrtare, jep dorëheqje Muhamed Zekiri

Të fundit nga

ShkoLartë